LAJMI I FUNDIT:

Kosova mëson kundërshtarët për eliminatoret në futsall

Kosova mëson kundërshtarët për eliminatoret në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në konkurrencën e meshkujve ka rënë në një grup relativisht të vështirë.

Në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për rundin preliminar për “Euro 2018” në futsall.


Kosova do të jetë në grup tepër të fortë, por jo edhe të pakalueshëm.

Djelmoshat e Ramadan Cimilit janë në grupin E me Norvegjinë, Danimarkën dhe Qipron.

Shqipëria është në grupin D me Anglinë, Bullgarinë e Maltën.

Në grupin A janë: Gjeorgjia, Zvicra, Izraeli dhe Skocia. Në grupin B: Greqia, Moldavia, Uellsi e San Marino. Në grupin C: Letonia, Armenia, Estonia e Gjermania. Në grupin F: Franca, Andorra e Lituania dhe në grupin G:Suedia, Mali i Zi dhe Gjibraltari. /Telegrafi/