LAJMI I FUNDIT:

Kosova, në mesin e shteteve me nivel të lartë korrupsioni

Kosova, në mesin e shteteve me nivel të lartë korrupsioni

Bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2012 është shqetësues fakti se Kosova, ashtu si një vit më parë, mbetet përsëri në mesin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit, duke u renditur në vendin e 105 me radhë, e që hyn në një rang me shtetet si: Algjeria, Armenia, Bolivia, Gambia, Mali, Meksika dhe Filipinet.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) me ç’rast është publikuar Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2012, që përgatitet nga organizata me renome botërore kundër korrupsion, Transparency International.

“Ky fakt vjen nga mos veprimi i institucioneve tona dhe si rezultat i kësaj, Kosova gjendet shumë larg shteteve të cilat janë imune ndaj korrupsionit. Gjithashtu, Kosova edhe këtë vit nuk arriti t’i afrohet as disa prej shteteve të rajonit, të cilat për shkak të progresit që kanë bërë në luftimin e korrupsionit shënojnë ngritje në këtë indeks, dhe për këtë shembulli më i mirë është Kroacia, e cila qëndron në vendin e 62-të”, vlerëson KDI.


Një krahasim më i hollësishëm i shtetit tonë në raport me vendet e rajonit rendit këto të fundit në këtë mënyrë: Kroacia në pozicionin 62-të, Maqedonia 69, Bosnja dhe Hercegovina 72, Serbia 80, Kosova 105 dhe Shqipëria 113.
Sa i përket rezultateve në nivel global, Indeksi i Perceptimit të korrupsionit 2012, si shtete më të pastra ndaj korrupsionit radhit Danimarkën, Finlandën dhe Zelandën e Re me një shkallë prej 90.

Ndërkaq, Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia edhe njëherë renditen në fund të këtij indeksi. Në këto vende, mungesa e një lidershipi llogaridhënës dhe institucioneve publike efektive, theksojnë nevojën për të marr një pozicion më të fortë kundër korrupsionit.

Duke pasur parasysh mungesën e vëmendjes dhe të veprimeve të Qeverisë, por edhe të institucioneve përgjegjëse që kanë për qëllim luftimin e korrupsion, KDI/TIK ka shprehur zhgënjim të madh për mosgatishmërinë e tyre për t’u përballë me këtë fenomen.

“Nga dita në ditë korrupsioni po e vështirëson dhe rëndon dhe më tej jetën e qytetarëve, po e ngulfat biznesin dhe gjithashtu po e ndalon zhvillimin e vendit. Ngecja në luftimin e korrupsionit po vjen si rezultat i mosgatishmërisë së ekzekutivit për të garantuar pavarësinë e pushteteve tjera, mbi parimin e ndarjes se pushteteve. Praktika e gjertanishme ka dëshmuar se klasa politike në pushtet në forma të ndryshme ndikon në të gjitha pushtetet dhe institucionet tjera të pavarura, duke krijuar perceptimin e përgjithshëm se është zënë në dorë shteti”, vlerësoi KDI.

Problem tjetër shumë serioz u tha se është nepotizmi, prezenca e të cilit po vazhdon të jetë masive, duke zënë vend dhe duke u instaluar edhe në pozitat më larta dhe më kyçe të institucioneve publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori