LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk ia ka pa hairin CEFTA-s

Kosova nuk ia ka pa hairin CEFTA-s

Para nëntë vjetësh, Kosova zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet e Evropës Qendrore, e njohur më shkurtesën CEFTA. Ky mekanizëm është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik me vendet e rajonit.

Hyrja në këtë mekanizëm atëbotë ishte mirëpritur nga institucionet e atëhershme të Kosovës, kurse euforia për përfitime ekonomike nuk mungonte as te komuniteti i biznesit, por as te zyrtarët qeveritarë.


Pas gati një dekadë, vetë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe afariste në Kosovë, thonë se rezultatet e marrëveshjes kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik.

Ata vlerësojnë se në kohën e anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, industria e prodhimit është ballafaquar me barriera të ndryshme, gjë që ka mundësuar hyrjen e produkteve të rajonit me çmim më të lirë në tregun e Kosovës.

Madje, sipas një hulumtimi të publikuar nga një asociacion ekonomik që vepron në Kosovë, thuhet se bilanci negativ i Kosovës nga kjo marrëveshje, ka arritur në mbi gjashtë miliardë euro. /REL/