LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton 41 milionë euro nga FMN

Kosova përfiton 41 milionë euro nga FMN

Kosova ka përfituar edhe 41 milionë euro nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN), pas vlerësimit të dytë pozitiv të marrëveshjes Stand-by. Ministrit të Financave Bedri Hamza, tha të premten se ky vlerësim pozitiv nënkupton edhe disbursimin automatik të këstit të tretë të mjeteve të FMN-së, në shumën prej 41 milionë euro të parapara me këtë marrëveshje.

“Si rezultat i vlerësimit pozitiv, i përmbushjes së gjitha kritereve kuantitative dhe të përformancës, Kosova përfiton nga ky institucion (FMN) edhe 41 milion euro. Këto mjete është dhënë urdhri për derdhje në buxhetin e Kosovës, dhe tani më veç janë pjesë e buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Ministri Bedri Hamza, tha se kusht për vlerësimin pozitiv nga ana e FMN-së ka qenë aprovimi i buxhetit për vitin 2013-të, i cili sipas tij është në harmoni të plotë me FMN-në. “Është buxhet i cili garanton një nivel shumë të lartë të investimeve kapitale, rreth 40 % e këtij buxheti është për investimet kapitale. Janë përfshirë projektet siç është autostrada e kombit, ajo e re Prishtinë-Shkup, rruga në drejtim të Pejës, Mitrovicës, shumë rrugë tjera dhe shkolla. Është përfshirë kostoja për mbulimin e pensioneve, për mbulimin e reformave në shëndetësi, dhe kostoja për reformat në administratën publike”, tha ministri Hamza, raporton Dukagjini.


Ai shtoi se shumë shpejtë pritet që Kosova ta zgjedhë guvernatorin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq sa i përket rritjes ekonomike Hamza ka thënë se presin përfundimin e vitit dhe të dalim me të dhënat përfundimtare rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/