Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë kosovare dhe vetë institucionet e sigurisë.
Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët, që qarkullojnë në Kosovë, thuhet se janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimesh që kanë ndodhur.
Institucionet e Kosovës, të mbështetura edhe nga disa organizata ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë në fillim të këtij muaji, me rastin e ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të vogla, kanë shkatërruar rreth 2,400 armë të vogla dhe të lehta.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se numri i armëve ilegale në duar e qytetarëve mendohet të jetë i lartë, gjë që, sipas tyre, paraqet shqetësim dhe rrezik për sigurinë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se për konfiskimin e armëve ilegale, policia ka plane të veçanta.
“Posedimi i armëve pa leje, mund të paraqesë problem në gjithë botën, e jo vetëm në rajonin e Kosovës, sepse çdo posedim i kundërligjshëm i armëve është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Mund të themi se ende ka prezencë të armëve në duart e qytetarëve, mirëpo kjo dukuri, nga viti në vit është duke u përmirësuar”, theksoi Kelani.
Institucionet përgjegjëse të sigurisë, sipas organizatave joqeveritare në Kosovë, që merren me siguri, thanë se institucionet e kosovare, ende nuk kanë arritur t’i fusin nën kontroll ose të ulin ndjeshëm numrin e madh të armëve të vogla dhe të lehta, të cilat qarkullojnë në territorin e Kosovës.
Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i tha Radio Evropa e Lirë, se mekanizmat e sigurisë në Kosovë, deri më tash nuk kanë ndërmarrë veprime serioze për konfiskimin dhe parandalimin e përdorimit të armëve pa leje.
“Nuk ka iniciativë për regjistrimin e armëve për mundësinë e legalizimit të tyre, si edhe që të informohen qytetarët për rrezikun që mund të përbëjë edhe për sigurinë publike, mbajtja e armëve ilegale”, tha Avdiu.
Sipas tij, në krahasim me numrin e madh të armëve ilegale, incidentet janë më pak të pranishme në Kosovë.
“Rreziku konsiderohet të jetë goxha i madh për sigurinë publike në vend. Mirëpo, nëse bëhet krahasim me numrin e madh të armëve ilegale në duart e qytetarëve të Kosovës me mundësinë e rrezikimit të sigurisë publike, prapëseprapë mund të themi situata është më e mirë, por potencialisht ekziston rreziku që ato të keqpërdoren nga qytetarët, veçanërisht që mund ta rrezikojnë sigurinë publike”, bëri të ditur Avdiu.
Kosova, në korrik të vitit 2015, ka miratuar ligjin e ri për armët, me të cilin ligj persona, të cilët posedojnë armë pa leje, mund të gjobiten dhe të marrin dënime me burg.
Analistët e sigurisë thonë se institucionet nuk po e zbatojnë siç duhet Ligjin për armët.
Për mungesën e zbatimit të ligjit për armët ilegale, flet edhe njëri nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës.
Fadil Demaku, nënkryetar i Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se ligji që është aprovuar nga Kuvendi për armët, është shumë i mirë, por sipas tij, ai nuk po zbatohen siç do të duhej.
“Problematika e vazhdueshme te ne ende është niveli i zbatueshmërisë së ligjit. Kjo çështje u përket organeve të tjera që janë të thirrura për një zbatim 100% të ligjit. Kjo çështje do ta bënte që armët pa leje të largohen nga duart e qytetarëve”, tha Demaku.
Në hulumtime të ndryshme lidhur me armët ilegale në Kosovë, thuhet se përveç rrezikimit të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, armët në posedim të paligjshëm çdo ditë paraqesin rrezik për qytetarët e rëndomtë, pasi ata i ekspozohen përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia