LAJMI I FUNDIT:

Kosovën e pret ballafaqimi afatgjatë me Serbinë

Kosova s’ka pse i frikësohet Serbisë dhe tashmë ka rast historik të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të bashkuara edhe pa vendimin e Këshillit të Sigurimit. Diplomacia kosovare, së bashku me vendet mike, me një punë edhe më aktive ka gjasa reale për të realizuar këtë synim. Pse jo, pikërisht gjatë mandatit të Vuk Jeremiqit, si kryesues i Kuvendit të OKB-së.

Vetëm të verbrit dhe ata që u besojnë përrallave, mund të mashtrohen nga politika serbe, e cila, karshi fqinjëve, nuk ka ndërruar tash më shumë se njëqind vjet.

Nuk duhet habitur nga dokumenti i ri serb, por nga publiciteti që i dhanë mediat e Republikës së Kosovës të ashtuquajturës “Platformë serbe” e cila nuk është asgjë tjetër pos edhe një memorandum i Akademisë Serbe. Të informuarit mirë, gjithë këtë nuk e shohin ndryshe përveç si një vazhdimësi të politikës shekullore antishqiptare serbe.

Kosova duhet të mësohet me faktin se tashmë është shtet i pavarur dhe i pranuar nga më shumë se gjysma e shteteve të botës dhe se duhet të përgatitet për ballafaqim afatgjatë me Serbinë e cila ende nuk ka shfaqur as gatishmërinë minimale për pajtim me shqiptarët.

Drejtuesit aktual të Kosovës nuk kanë nevojë të mendohen shumë se edhe çka mund të pjellë nga Serbia. Shqiptarët për më shumë se njëqind vjet pushtimi do të duhej të kenë mësuar mjaft dhe të mos ushqejnë iluzione se Serbia ka ndryshuar dhe ka hequr dorë nga Kosova. Të huajt gjithmonë nuk mund të kujdesen për punët tona. Ka ardhur koha që secili nga ne të kuptojë dhe marr mbi vete përgjegjësinë që i takon për fatin e vendit.

Megjithëse politizimi i auditorit lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi çdo ditë e më shumë po merr përmasa të reja, pala kosovare duhet të jetë e qetë dhe bindshëm të vazhdojë dialogun.

Kosova, nuk ka pse i frikësohet asnjë dueli me Serbinë. Kanë kaluar kohërat kur Serbia ka vizatuar kufij nëpër Ballkan dhe kur Serbosllavia ka ndërruar selinë e kryeqytetit dhjetë herë, pa arritur kurrë të lëshojë rrënjë në një territor kompakt. Serbia është i vetmi vend i Ballkanit i cili në asnjë periudhë të historisë nuk del si vazhdimësi e një etnosi dhe territori.

Nga cilido kënd të shikohet, Serbia si shtet vazhdon të paraqitet si Jugosllavi. Lidershipi serb ende nuk e ka idenë si duhet të duket një republike reale e Serbisë. Serbia ende nuk ka filluar të këndellet dhe të mendojë racionalisht. Përveç me Slloveninë, me të cilën nuk kufizohet drejtpërdrejt , Serbia, në një mënyrë a në një tjetër, është në konflikt të hapur me të gjitha vendet fqinje, madje në njëfarë mënyre edhe me Bullgarinë e Rumaninë (për shkak të diskriminimit serb të pakicave etnike rumune e bullgare).

Derisa shqiptarët e Kosovës, duke pranuar Planin Ahtisari i treguan botës se janë të gatshëm për kompromise të mëdha në favor të serbeve lokal, Serbia nuk e lexoi asnjëherë këtë plan. Edhe sot kur të ashtuquajturat bisedime teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë ecur bukur larg, sërish në skenë del projekti i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Dikush nuk e sheh edhe kur bëhet publik një projekt i tillë.

Dihet mire se si Kryetari aktual serb menjëherë sapo filluan bisedimet Kosovë-Serbi, në nivel kryeministrash, ai iu drejtua për ndihmë ASHAS dhe vet Qosiqit.

Serbia, me politikën e vjetër nuk ka çka të bisedojë me Kosovën dhe shqiptarët dhe dihet qëllimi i saj. Për ketë duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Kosovë. Problem i parë me të cilin e ka vështirë të pajtohet Beogradi është barazia e serbëve me shqiptarë. Vetëm po të shikohen privilegjet që kanë fituar serbet si pakicë në krahasim me minoritet tjera, do të shihet se ata me Planin e Ahtisarit kanë fituar më shumë të drejta se serbët në Serbi. Krejt poenta qëndron tek djallëzia e vjetër.

Po të shikohet pozita e pakicave kombëtare që jetojnë brenda kufijve te sotëm të Serbisë, do të shohim se as shqiptarët, as boshnjakët, as hungarezet, as rumunët ,as bullgarët, e të mos flitet për romët, nuk kanë asnjë gjasë që të trajtohen të barabartë para ligjeve serbe. Kushdo mund të shoh se Serbia më shumë i frikësohet pikërisht barazisë së serbëve para ligjit në Kosovë.

Pse gjithë ajo rrëmujë dhe histeri serbe për disa fshatra të veriut të Kosovës?

Nuk ka edhe një aspekt strategjik të cilin nuk e ka analizuar Serbia lidhur me veriun e Kosovës. Pala kosovare as përafërsisht nuk ka analizuar kokëfortësinë serbe për të ndarë Kosovën. Serbisë nuk i intereson fare fati i serbëve në jug të Ibrit, por as i të ashtuquajturave monumente të kulturës serbe. Shihet ashiqare se Serbia me çdo mjet donë të mbajë një pjesë të Kosovës, qoftë edhe një fshat të vetëm. Beogradi zyrtar donë të ruajë një alibi për veprimin e vet në Kosovë. Serbisë ,thjeshtë i intereson të mbajë një pjesë të Kosovës.

Tash kur Kosova është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të botës dhe ekzistojnë gjasa reale që të pranohet anëtare e OKB-së, pse jo edhe përmes portës së madhe, gjë që nuk përjashtohet. Nëse kemi parasysh se realisht Kosovën mund ta njohin dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së, atëherë ajo me aklamacion do të bëhej anëtare e OKB-së edhe pa kaluar përmes KS.

Nga pranimi i Kosovës në OKB, përmes aklamacionit, nuk do të pësonte askush përveç Vuk Jeremiqit i cili tash kryeson mbledhjet e Kuvendit të OKB-së.

Edhe një tjetër fakt e bënë Serbinë të tërbohet fare. Pozita gjeografike e fshatrave veriore të Kosovës të cilat, jo pse kanë ndonjë pozitë strategjike për Serbinë, jo se kanë ndonjë pasuri të madhe natyrore, por fjala është për projekt afatgjatë serb për të shkëputur eventualisht hiq më pak se lidhjen gjeografike mes Kosovës dhe Sanxhakut, lidhje kjo e cila historikisht, asnjëherë nuk është këputur.

Njohësit e mirë të historisë, por edhe të gjeografisë së këtij rajoni, që janë marr me këtë temë e dinë fort mirë se deri kur popullata e Sanxhakut ka folur shqip dha ka ruajtur traditat më të lashta ilire. Vetëm pasi boshnjakët e kësaj ane filluan të flasin serbokroatisht, ata i dhanë mundësi Serbisë që të pretendojë se ata nuk janë tjetër veçse serb të besimit islam.

Politika serbe përherë është kujdesur që edhe nëse nuk do të jetë e pranishme me pushtetin e saj në një territor të caktuar, së paku të mos lejojë stabilitet politik në atë rajon apo vend fqinj.

Vendet evropiane e njohin tashmë politikën serbe dhe vetë Serbinë. Historia e deritashme nuk guxon të harrohet. Jo fort moti, në prag të fillimit të shkatërrimit të RSFJ-së, dikush pat thënë: “Mos lejoni kosovizimin e Jugosllavisë”! Shumë nga shtetet e sotme të BE-së patën mbyllur sy e vesh kur Serbia suprimoi Kushtetutën e Kosovës në vitin 1989. Të gjithë panë se si Serbosllavia u kosovizua. BE-ja duhet ta ketë kuptuar deri tash se Serbia njeh vetëm politikën e forcës.

Pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, po shpresojnë së do ta pengojnë ardhjen e lirisë për popujt e shtypur katalonas apo hungarez. Ky lloj absurdi herët a vonë do të marrë përgjigje. Serbia duhet të merr përgjigje adekuate për të gjitha të zezat që ia ka shkaktuar deri sot jo vetëm shqiptarëve por të gjithë popujve të Ballkanit. Derisa Serbia nuk do të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, as vet nuk do të jetë shtet normal.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Kalo në kategori