LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Bac, gabuam në zgjedhjen e Bajraktarëve?!

Krasniqi: Bac, gabuam në zgjedhjen e Bajraktarëve?!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka kujtuar qëndresën e formacionit të Adem Jasharit, duke thënë se sot 15 vjet pas ikjes së Serbisë, nuk mund të thuhet se Kosova është mirë, pasi rinia po ikin për një jetë më të mirë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se para 23 viteve, Lëvizja Kombëtare për Çlirim u ngrit në majën e përgjegjësisë për të organizuar çlirimin e Atdheut.

Dhe në krye të kësaj maje, sipas tij, ishte Adem Legjendari, themeluesi faktik i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

“Aty ku janë, rrënjët dhe jeta e Pavarësisë, e sovranitetit dhe e demokracisë së Kosovës. Ani pse dikush tregon përralla për një rrugë tjetër?!”, ka shkruar Krasniqi.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

PËRKUJTIM LAVDISË!

Sot e 23 vjet më parë, forca të mëdha policore te Serbisë e patën rrethuar Prekazin e Poshtëm te Adem Legjendarit. Sot e 23 vjet më parë nisi Rruga e një Kthese te Madhe që nuk u ndërpre deri ne Liri. Para 23 viteve Lëvizja Kombëtare për Çlirim u ngrit në majën e përgjegjësisë për të organizuar çlirimin e Atdheut.

Ne krye të kësaj maje ishte Adem Legjendari, themeluesi faktik i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Aty ku janë, rrënjët dhe jeta e Pavarësisë, e sovranitetit dhe e demokracisë së Kosovës. Ani pse dikush tregon përralla për një rrugë tjetër?!

Legjendari ynë e nisi tepër mirë, e nisi me guximin që e kishte vetëm AI. Ketë tani pak kush nuk e kupton! E them me bindje se atë që e nisi Adem Legjendari e përfunduam mirë, pasi ecëm gjurmëve te Tij! Serbinë e detyruam te ik nga Kosova. Pushtuesi iku, por sot 15 vjet pas asaj ikje të madhe, nuk mund të themi se Kosova është mirë, pasi rinia po ikin për një jetë më të mirë?! Dhe nuk po thonë më: “Mirë u pafshim në Kosovën e lirë!”

Qeveritarët tanë po thonë: “Do të bëhet më mirë?!” Ndoshta!!!

Legjendar, diku gabuam ne vdekterët!

Gabuam në zgjedhjen e Bajraktarëve?!

Megjithatë, Kosova është e lirë nga Serbia!!! (sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori