LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, LDK-së: Nuk jemi si ju me i dhënë banesë komunale Ismet Beqirit e Sami Hamitit

Krasniqi, LDK-së: Nuk jemi si ju me i dhënë banesë komunale Ismet Beqirit e Sami Hamitit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ia ka përmendur sërish LDK-së, banesën e Ismet Beqirit.

Këtë deklaratë Krasniqi e bëri përmes një postimi në Facebook, pas kërkesës së degës së LDK-së në Prishtinë që banorët e dëbuar nga banesat e “Dardanisë” t`i akodomojë në banesat kolektive në Hajvali.


Postimi i plotë:

“LDK-ja i bën thirrje komunës që banesat në pronësi komunale t’i ndajë në mënyrën më të mirë për qytetarët!

– Normal që ashtu do të ndahen. Na nuk jemi si ju me i dhënë banesë komunale Ismet Beqirit e Sami Hamitit!”(sic.)