LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nuk e ndërron partinë

Krasniqi nuk e ndërron partinë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të hënën se nuk do të lërë PDK-në, për ndonjë subjekt tjetër politik.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës i ka dhënë fund spekulimeve se do të jetë pjesë e ndonjë subjekti tjetër politik.

“Nuk janë të vërteta ato që thuhen, se unë do ta ndërrojë PDK-në për një tjetër parti. Subjekt polik për subjekt polik nuk e ndërroj”, është shprehur Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.


Kryeparlamentari Krasniqi ditë më parë përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë pozitë në parti të dala nga zgjedhjet e fundit. Ai ka thënë se në PDK nuk ka pasur zgjedhje, por emërime të parapërgatitura për të eliminuar njerëzit më të votuar nga qytetarët. /Telegrafi/