Përbërësit:
▪ 1 e 1/2 gota qumësht
▪ 4 vezë të mëdha
▪ 1 filxhan miell
▪ 3 lugë gjalpë pa kripë, i shkrirë (edhe pak për të lyer tiganin)
▪ 1/4 lugë çaji kripë
▪ 2 lugë çaji lëng limoni, si dhe disa feta limoni
▪ 1/2 filxhan dhe 1 lugë gjelle sheqer
▪ 1 filxhan gjizë e ëmbël ose pa kripë
▪ 1 lugë gjelle mjaltë, si dhe përbërës të tjerë sipas dëshirës për t’i shoqëruar
Përgatitja:
1. Në një blender, përziej qumështin, vezët, miellin, gjalpin, kripën, lëngun e limonit dhe 1 lugë gjelle sheqer. Përzieji për një minutë derisa masa të fillojë të shkumëzohet. Lëre në frigorifer për të paktën 30 minuta, por mund ta lësh edhe një ditë të tërë.
2. Në një tigan më madhësi mesatare, vlo fillimisht 1/2 gotë ujë bashkë me 1/2 filxhan sheqer. Lëre në zjarr derisa sheqeri të jetë shkrirë. Shto fetat e limonit dhe lëri të ziejnë 5 deri në 7 minuta. Më pas lëre të ftohet.
3. Lyeje tiganin gjysmë të nxehtë me gjalpë dhe lëre të ngrohet në temperaturë më të lartë. Shto 1/4 filxhan brumë duke e rrotulluar mbi tigan derisa të mbulosh plotësisht fundin e tij. Lëre të piqet për 2-3 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë në kafe. Liroji anët e krepit lehtësisht me një lugë druri ose plastike, por jo alumini, dhe ktheje nga ana tjetër. Lëre të piqet edhe për 2 minuta të tjera.
4. Në një tas të vogël, përziej lëngun e limonit, gjizën (e ëmbël, pa kripë) dhe mjaltin. Duke e ndarë në mënyrë të barabartë, përhape përzierjen në të gjithë krepat (rreth 1 lugë gjelle secili) dhe rrotulloji. Shërbeji me feta limoni ose me mjaltë shtesë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTavë dheu
Trileqe
Speca të pjekur e të skuqur, të mbushur me djathë!
Biskota ylberi për fëmijët tuaj!
Pothuajse e ka çmendur botën: Ëmbëlsira me 2 përbërës, e gatshme për 2 minuta!
Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë