LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Spahiu: Rama i quajti kosovarët “malokë”

Kreshnik Spahiu: Rama i quajti kosovarët “malokë”

Kreu i Lëvizjes “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se Edi Rama, katër vjet më parë, i ka quajtur kosovarët “malokë”.

Kjo, sipas Spahiut, kishte ndodhur kur ky i fundit kishte prezantuar projekt-ligjin “Një Komb, Një Pasaportë”.


Rama kishte folur me Spahiun në telefon dhe i kishte thënë se nëse kosovarët marrin pasaporta dhe kanë drejtë vote në Shqipëri do të linin PS-në në opozitë, transmeton Koha.net.

“Ish-kreu i opozitës së asaj kohe shfrynte mllef pafund duke u çjerrë se: “Malokët nëse bëhen 5 milion do e linin PS-në pafundësisht në opozitë”, ka kujtuar Spahiu.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Kreshnik Spahiut:

Kosova nuk do ta votonte kurrë Partinë Socialiste dhe e majta do mbetej përjetësisht në opozitë. Kjo ishte replika dhe debati me Edi Ramën 4 vjet më parë kur bëmë prezantimin e projekt-ligjit kuqezi “Një Komb, Një Pasaportë”.

Ajo telefonatë e shndërroi mëngjesin në një komunikim sharjesh dhe fyerjesh me njëri-tjetrin. Ish-kreu i opozitës së asaj kohe shfrynte mllef pafund duke u çjerrë se: “Malokët nëse bëhen 5 milion do e linin PS-në pafundësisht në opozitë”.

Frika se 10 milion shqiptar mund të votonin për një parlament e bëri Edi Ramën që të deklarohej publikisht për “marrëzinë” tonë nacionaliste.

Nën fobinë e presionit ndërkombëtar qeveritë hezitonin të pajisnin me pasaporta shqiptarët jashtë kufirit deri në 4 dhjetor 2012 kur ish-qeveria demokratëve në shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë, pikërisht në tavolinën ku u nënshkrua themelimi i shtetit Shqiptar do miratonin Vendimin për dhënien e pasaportave për shqiptarët e Kosovës por jo për ata të Maqedonisë.

Gjithësesi vendimi nuk u ekzekutua as nga demokratët dhe as nga socialistët por radhët e gjata nëpër konsullata mbetën sërish.

Disa ambasadorë shprehnin skepticizëm por kurrë nuk i jepnin përgjigje pyetjes pse për vendet e tjera në Ballkan e kishin lejuar.

Madje edhe sot shumë shqiptarë kokë-trashë ende nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi.

Asnjë shtet në botë nuk i lë bashkëkombësit e vet pa pasaportë pasi e drejta e nacionalitetit lind nga origjina, gjaku, trashëgimia. Mjafton një nga prindërit ta kesh në atë origjinë dhe të lind e drejta e pasaportës. Kështu veprojnë Gjermanët, Amerikanët, Suedezët, Francezët pavarësisht se ku jetojnë. Italianët që kanë dhjetëra breza që jetojnë në Argjentinë kanë pasaporta italiane dhe madje votojnë për senatin dhe qeverinë italiane.

Në 25 vitet e fundit ky projekt-ligj u miratua në Zagreb “Pasaportë për çdo kroat”, në Beograd “Pasaportë për çdo serb”, në Shkup “Pasaportë për çdo maqedonas”. Athina dhe Sofia japin më shumë pasaporta greke dhe bullgare për shqiptarët e Shishtavecit sesa jep Tirana për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Ulqin, Çamëri dhe diasporë.

Shqiptarët mbeten ende i vetmi komb që vetëm 20% disponojnë pasaportë shqiptare. Pra shteti shqiptar e ka lënë shumicën e kombit pa pasaportë.

Ahhh sikur ta dinte Naim Frashëri i shkretë që: “Shqipëria s’na jep as nder dhe as emrin shqiptar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori