LAJMI I FUNDIT:

Kreu i komunës ndan 3.5 tonelata suxhuk për qytetarët

Kreu i komunës ndan 3.5 tonelata suxhuk për qytetarët

Kryetari i qytetit turk Kayseri, Mehmet Ozhaseki, i ka ndarë 3.5 tonelata suxhuk për qytetarët e varfër, nga paratë që i ka fituar pas përfundimit të proceseve gjyqësore kundër presidentit të partisë më të fuqishme opozitare (CHP), Kemal Kilicdaroglu dhe dy parlamentarëve të kësaj partie.

Ozhaseki ka ngritur 13 padi kundër zyrtarëve të lartpërmendur për deklaratat e tyre se ka korrupsion në zyrën e tij, ndërsa deri më tani ka fituar katër nga paditë dhe do të marrë dëmshpërblim prej 40.000 eurosh (prej tyre, 10.000 euro tashmë i janë transferuar në llogari).

Duke qenë se qëllimi i tij ishte vetëm për të dëshmuar pafajësinë, ai ka vendosur që paratë t’ua ndajë qytetarëve.


“Për mua janë thënë shumë gënjeshtra, por unë nuk kam reaguar në mënyrë të njëjtë, por rastin e kam paraqitur në gjykatë. Deri më tani kanë përfunduar katër padi, ndërsa njëra është refuzuar. Sot kam marrë 10.000 euro dhe menjëherë i kam transferuar në llogaritë e prodhuesve të suxhukut, të cilin do t’ua ndajmë qytetarëve tanë. Edhe më herët kam thënë se të gjitha paratë e fituara do t’i ndaj me qytetarët dhe nuk do t’i mbaj për vete”, ka deklaruar kreu i Kayserit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori