LAJMI I FUNDIT:

„Krimi i heshtjes“ i Tribunus Civilis në Maqedoni

„Krimi i heshtjes“ i Tribunus Civilis në Maqedoni

Gjykata simbolike e drejtësisë, e shoqërisë qytetare – Tribunus Civilis, e organizon ngjarjen e tretë ose seancën gjyqësore dedikuar temës së Krimit të heshtjes, me qëllim të theksimit dhe dëshmimit të të gjithë situatave të cilat e mundësuan zhvillimin e sistemit autokratik në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën gjyqësore do të marrin pjesë Ljubomir Frçkovski, Uranija Pirovska, Ana Çupeska, Natalija Popovsk, Slobodan Unkovski, Stevo Pendarovski, Maja Stevanoviq dhe Branko Gerovski.


Në këtë ngjarje të Tribunus Civilis, do të marrin pjesë edhe përkrahës ndërkombëtar dhe miq të  Gjykatës, edhe atë Peter Vanhoutte, Zvonimir Mishkoviq, Erwan Fouere dhe Lod Vanost.

Ngjarja do të mbahet më 4 maj në sallën e kinemasë “Kultura” në Shkup./Telegrafi/