LAJMI I FUNDIT:

Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt NATO-s

Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt NATO-s

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, nën nderimin e Gardës Ceremoniale të FSK-së, ka pritur ish-bashkëluftëtarin e tij kroat, tash ministër i Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanovic.

Ministri Çeku ka marrë mbështetjen e homologut të tij kroat për bashkëpunim bilateral, mbështetje të FSK-së dhe mbështetje për Kosovën në rrugën drejt NATO-s. Kurse ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Kotromanovic, ka shprehur gatishmërinë e tij për bartjen e të gjitha përvojave të ushtrisë kroate tek FSK-ja, në mënyrë që kjo forcë të ngritët në nivel më të lartë.

Në këtë takim po ashtu është nënshkruar edhe “Plani i Veprimit 2013” në mes të dy Ministrive, raporton KP.


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Republikën e Kosovës dhe atë të Kroacisë i lidh e kaluara dhe e ardhmja. Çeku ka thënë se gjatë takimit me homologun e tij, ka marrë tri mbështetje, atë për bashkëpunim bilateral, mbështetje në rrafshin rajonal dhe në rrugën e Kosovës për në NATO.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanovic, ka thënë se është i interesuar që të krijojë një urë të mbrojtjes në mes të dy vendeve.

“Ne sot jemi marrë vesh për planin e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, dhe ne kemi dëshirë që të krijojmë një urë në mes Kosovës dhe Kroacisë, një urë të mbrojtjes dhe të përfitojmë edhe ne edhe ju. Do të bashkëpunojmë në fushën e trajnimit dhe shkollimit, të industrisë së mbrojtjes dhe këto janë qëllimet tona. Qëllimi ynë është që Forcat e Mbrojtjes së Kosovës të jenë të forta dhe ne do t’i ndihmojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Kotromanovic ka shprehur përkrahjen e tij për Kosovën që të konsolidohet si shtet si dhe mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në nivel më të lartë, duke shprehur bindjen e tij se së shpejti Kosova dhe Kroacia do të jenë anëtare të NATO-s.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij që të gjitha përvojat që i ka ushtria kroate t’i bartë te Forca e Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori