LAJMI I FUNDIT:

Kronologji për “kaosin institucional” në Maqedoni

Kronologji për “kaosin institucional” në Maqedoni

Telegrafi Maqedoni ju sjell kronologjinë e ngjarjeve të djeshme në Maqedoni. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, e publikoi vendimin për falje të politikanëve që hetohen nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime tjera të jashtëligjshme, në bazë të asaj që njihet si “aferë e përgjimeve”.

Në bazë të këtij vendimi, nga ndjekja e mëtejme janë liruar ish-ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Transportit, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, si dhe shumë politikanë e zyrtarë të tjerë, të dyshuar nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës. Vendimi i presidentit përfshin edhe liderin e partisë opozitare Lidhja Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.


Ky vendim i Ivanov hasi në reagimin të fuqishëm të opozitës dhe rreth tij u prononcuan gati se dhe të gjithë forcat politike në vend.
Lideri i opozitës, Zaev, tha se presidenti është vënë në mbrojtje të, siç u shpreh, kriminelëve, të cilët kanë bërë mashtrime zgjedhore dhe krime tjera të rënda, refuzoi faljen dhe ftoi qytetarët të protestojnë.

“Me këtë vendim është rrënuar marrëveshja politike dhe zgjidhja e vetme në mbrojtje të demokracisë mbetet rruga”, tha Zaev duke kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ivanov.

Kundër vendimit të presidentit Ivanov është shprehur dhe partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE, e udhëhequr nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që njerëzit që kanë mbajtur peng Maqedoninë për një vit e gjysmë, që kanë thyer ligjet dhe institucionet e shtetit, patjetër duhet të përgjigjen”, theksohet në reagimin eVMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, lideri i partisë shqiptare në pushtet – Bashkimit Demokratik për Integrim – Ali Ahmeti e ka quajtur veprim të ngutshëm vendimin e Ivanovit, duke u shprehur i bindur se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës në vend mbetet organizimi i zgjedhjeve më 5 qershor.

“Mendoj se vendimi i zotit Ivanov është një vendim i ngutshëm, i pamenduar fare dhe si një vendim i tillë, nga një i ashtuquajtur president jolegjitim, nuk ka legjitimitet, nuk mendoj se e ndihmon zgjidhjen e krizës”, ka deklaruar Ahmeti.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, vendimin e presidentit Ivanov e ka cilësuar si absurditet, përmes të cilit suspendohet sistemi juridik në Maqedoni.

Kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë janë shprehur edhe partitë e reja shqiptare LR-PDSH, BESA, RDK, të cilat nuk janë të përfaqësuara në parlament.

Në terren fillojnë protestat para Presidencës në Shkup. Protestuesit, përkundër forcave të shtuara policore, kanë hedhur vezë dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e zyrës së Presidencës. Disa qindra qytetarë, në mbështetje të organizatave joqeveritare dhe duke brohoritur “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “kriminelët pas grilave”, etj., protestuan gjatë tërë mbrëmjes së djeshme kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për amnistimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime të tjera të jashtëligjshme.

Protesta ka vazhduar para Qeverisë së Maqedonisë, ku protestuesve u është bashkëngjitur lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Situata është tensionuar kur forcat policore kanë penguar protestuesit të afrohen para selisë së partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE, nga radhët e së cilës është zgjedhur presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Nga Prokuroria Speciale Publike thonë se ky vendim i Presidentit Ivanov nuk ka arritur ende zyrtarisht tek ta dhe deri atëherë nuk do ta komentojnë të njejtin.

Paralelisht këtyre protestave, para selisë së opozitës maqedonase, LSDM, dhjetëra protestues, mbështetës të pushtetit, kanë protestuar duke kundërshtuar vendimin për falje të liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Të menjëhershme ishin reagimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim me vendimin e Ivanovit, duke theksuar se me këtë veprim, Maqedonia shmanget nga rruga e integrimeve euroatlantike.

“Vendimi i presidentit Ivanov për faljen e disa funksionarëve ka shkaktuar shqetësim serioz. Ky veprim po bëhet në kohën kur të gjitha partitë duhet të gjejnë mënyrë për zbatimin e Marrëveshjes Politike të Përzhinos (për zgjidhjen e krizës politike). U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’iu ikin rreziqeve që i shembin përpjekjet disavjeçare të shtetit, që me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, synon ta përforcojë sundimin e së drejtës”, theksohet veç tjerash në reagimin e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Brukseli ka ritheksuar mbështetjen e plotë ndaj Prokurorisë Speciale Publike dhe nga ky institucion ka kërkuar që të vazhdojë me hulumtimin e krimit nga ana e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë.
“Deklarata e presidentit maqedonas ngre brengosje serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për sundimin e ligjit“, thuhet në reagimin e parë të ambasadës amerikane në Shkup.

“Nëse vendimi për të falur politikanët ka të bëjë me hetimet rreth dyshimeve nga materialet e përgjuara, atëherë kjo paraqet brengosje serioze. Hetimi i plotë i këtyre rasteve dhe procesi gjyqësor adekuat janë elemente kyçe të marrëveshjes politike“, thuhet në reagimin e ambasadorit britanik në Shkup, Charles Gerrett./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Kryetari Ivanov hodhi ”bombën” e radhës, amnistoi pozitën dhe opozitën

Gjithashtu lexo: Ristoska: Pasi ta kemi në duar vendimin e Ivanovit, do të deklarohemi zyrtarisht

Gjithashtu lexo: Ambasada amerikane në Shkup: Jemi të shqetësuar me vendimin e kryetarit Ivanov

Gjithashtu lexo: Ja reagimet e PRSD-së dhe PLD-së për vendimin e Ivanovit për aminsti të politikanëve

Gjithashtu lexo: Zoran Zaev: Kryetari Ivanov u bë bashkëpjesëmarrës në krimet e pushtetit

Gjithashtu lexo: VMRO-DPMNE: Jemi të shtangur nga vendimi i kryetarit Ivanov për amnisti të politikanëve

Gjithashtu lexo: Ambasada britaneze në Shkup: Kryetari Ivanov të sqarojë vendimin e tij

Gjithashtu lexo: Hahn: Vendimi i Ivanov, i papranueshëm

Gjithashtu lexo: Zyra e Ivanov gjuhet me vezë dhe gjësende të forta (Video)

Gjithashtu lexo: Reagojnë partitë shqiptare për vendimin e Ivanov (Video)

Gjithashtu lexo: Baily dhe Althauzer në takim urgjent me kryetarin Ivanov

Gjithashtu lexo: Vanhoutte: Maqedonia i tha lamtumirë Evropës (Cicërima)

Gjithashtu lexo: Eskalon protesta, protestuesit janë tani para qeverisë (Foto/Video)

Gjithashtu lexo: Ja çka thotë BE për vendimin e kryetarit Ivanov

Gjithashtu lexo: Thaçi: Faktori ndërkombëtar të jetë më radikal me partitë maqedonase

Gjithashtu lexo: Thaçi: Faktori ndërkombëtar të jetë më radikal me partitë maqedonase

Gjithashtu lexo: Kundër-protesta para selisë së LSDM-së

Gjithashtu lexo: Protestuesit në rrugë, Ivanov në darkë me kryetarin e Sllovenisë dhe Kroacisë

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori