LAJMI I FUNDIT:

Kroos është zgjedhja e parë e Guardiolas

Kroos është zgjedhja e parë e Guardiolas

Manchester City pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar veror, ndërsa me klubin anglez janë lidhur disa prej futbollistëve më të mirë që luajnë në Evropë.

Nga edicioni i ri, klubi nga Emirates do të drejtohet nga Pep Guardiola dhe natyrisht se do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër.


Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos dhe ai i Juventusit, Paul Pogba, janë emrat kryesorë që lidhen me një kalim të mundshëm te City.

Mirëpo, burime të Goal thonë se strategu spanjoll e preferon më shumë mesfushorin gjerman sesa atë francez.