LAJMI I FUNDIT:

Kroos: Ndeshja ndaj BVB testi i mirë për ne

Kroos: Ndeshja ndaj BVB testi i mirë për ne

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Gjermani ka thënë se ky takim do të jetë një test i mirë dhe se me Casemiron në fushë, stili i tij i lojë vazhdon të jetë i njëjtë.


“Është e vërtetë që Casemiro është një lojtar kyç i skuadrës sonë, por pjesëmarrësja e tij nuk e ndryshon shumë stilin tim të lojës”.

Formacionet e mundshme të ndeshjeve të sotme në LK
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme të ndeshjeve të sotme në LK

“Nuk do të thotë shumë për mua, të luaj pesë ose dhjetë metra para ose pas nuk ndryshon asgjë”.

“Për ne është një test i mirë. Ne mund të shohim ku jemi dhe cfarë mund të bëjmë këtë sezon. Jemi në formë të mirë”, ka thënë Kroos. /Telegrafi/