LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa përkujtoi 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Mustafa përkujtoi 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, të zhvilluar nga 26 deri më 30 shtator 1991.

“Sot, përkujtojmë me krenari 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, përmes të cilit, populli i Kosovës në mënyrë plebishitare konfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e tij të paepur për Liri, Pavarësi dhe Demokraci” thuhet në deklaratën e Mustafës, transmeton Telegrafi.


“Përmes këtij referendumi, në të cilin, përkundër dhunës ekstreme morën pjesë shumica dërrmuese e qytetarëve, u dëshmua mbështetja absolute popullore për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe për proceset tjera demokratike të zhvilluara në atë periudhë historike, nën lidershipin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Përkushtimi i pathyeshëm i popullit të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, pas sakrificash dhe përpjekjesh të jashtëzakonshme, u jetësua përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008″.

Sot, Republika e Kosovës është shtet i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës, me subjektivitet ndërkombëtar dhe me perspektivë të avancuar euroatlantike.

Përkundër vështirësive, sfidave e sfiduesve brenda dhe të jashtëm, populli i Kosovës është i përkushtuar për Republikën e Kosovës, për fuqizimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera demokratike, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Lavdi të përjetshme burrave dhe grave që punuan, vepruan dhe dhanë jetën për Republikën e Kosovës!”, përfundon deklarata e kryeministrit Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori