LAJMI I FUNDIT:

Kryeministria i përgjigjet Bashës: Për takimin, gati që nesër

Kryeministria i përgjigjet Bashës: Për takimin, gati që nesër

Kryeministria i është përgjigjur gatishmërisë së shprehur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha për një takim me kreun e qeverisë, duke deklaruar se Edi Rama ndan të njëjtin vullnet.

Përmes një letre dërguar Bashës dhe mediave, drejtoresha e Kabinetit pranë Kryeministrisë, Vali Bizhga bën me dije se, kreu i PS është gati që takimi të zhvillohet që ditën e shtunë.


“Duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për t’u takuar me kryeministrin, zotin Edi Rama, jam e autorizuar t’ju komunikoj se ftesa që kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur. Kryeministri është i gatshëm të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast”, thuhet në letrën e zonjës Bizhga.

Në të sqarohet se, duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave.

“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga kryetari i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, si dhe nga kryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Zoti Basha është më se i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij”, vijon më tej letra.

Në të bëhet me dije se, në kuadër të këtij takimi kryeministri do të dëshironte të trajtonte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike çështjen e reformës në drejtësi, atë të reformës zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi e interes të përbashkët.

“Për rëndësinë e posaçme të këtij komunikimi, kjo letër do të publikohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetem në dispozicion për çdo detaj të organizimit të këtij takimi”, mbyllet mesazhi i Kabinetit të kryeministrit. /Top Channel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori