LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Beka: Prokuroria nuk duhet ta hetojë Adem Grabovcin (Video)

Kryeprokurori Beka: Prokuroria nuk duhet ta hetojë Adem Grabovcin (Video)

Adem Grabovci e ka një përkrahës të madh në sistemin Prokurorial. Ai është kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka.

Beka është në një linjë me Grabovcin për dy vendime: Të dy kanë mbetur të habitur se pse Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën për ndalimin e publikimit të përgjimeve nga Insajderi, dhe pse Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetime për vepër penale.


Kryeprokurori Beka ka thënë prerë se ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, nuk duhet të hetohet.

“Nëse një prokuror nuk sheh të arsyeshme me ngrit diçka penale, nuk e di qysh një prokuror tjetër mundet me ngritë. Unë këtë s’e kuptoj”, ka thënë Beka në një intervistë për emisionin Komiteti të Gazetës Express.


Kryeprokurori Beka drejton Prokurorinë më të madhe në Kosovë që ka kompetenca për Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Fushë-Kosovë, Drenas, Obiliq, e Graçanicë.

Ndonëse, prokurorët e kanë të ndaluar të komentojnë veprimet dhe vendimet e kolegëve të tyre, Beka ka dalë publikisht në mbrojtje të Adem Grabovcit, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale. Grabovci është marrë në pyetje javën e kaluar në cilësi të të dyshuarit.

Hetimi ka nisur pas publikimit të përgjimeve telefonike nga Gazeta online Insajderi.

Beka, madje ka kërkuar sqarime nga Prokuroria Speciale se a ka nisur hetimet pas presionit të publikun.

“Ata duhet me dhanë shpjegim jo unë, sepse unë nuk kam qasje në këto. Mirëpo unë si jurist dhe prokuror e kam vlerësu kështu”, ka deklaruar Beka.

Sipas kryeprokurorit Beka, rastet e tilla të hetimeve siç ka ndodhur me Grabovcin, krijojnë pasiguri juridike te qytetarët e vendit.

“Sepse pastaj nuk ka siguri juridike. Ku mbete siguria juridike për qytetarët? Përveç që e zbatojmë ligjin duhet të ofrojmë te qytetarët edhe siguri juridike, sepse ligji përveç që të akuzon edhe të mbron”, ka thënë Beka.

Në këtë intervistë, Beka gjithashtu ka deklaruar se ndjehet i habitur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e Adem Grabovcit për ndalimin e publikimit të përgjimeve të “Dosjes së Shefave”.

Ai thotë se gjykata nuk është dashur që të bie pre e presionit të publikut që kërkonte vazhdimin e publikimit të përgjimeve.

“Unë kam dëgjuar që është bërë një kërkesë për masë të përkohshme për ndalim. Mua më ka habitë pse gjykata e ka hedhë poshtë atë kërkesë, sepse masat e fshehta përdoren vetëm për raste penale, që i ka procedurë prokurori, gjyqtarët. Atë moment që kryhet ajo punë, ato nuk guxojnë të përdoren absolutisht për asnjë gjë tjetër”, ka thënë ai. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori