LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Syla i pafajshëm për “zarfin e Gecit” (Video)

Kryeprokurori Syla i pafajshëm për “zarfin e Gecit” (Video)

Kanë pushuar të gjitha procedurat disiplinore ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla.

Syla po hetohej nga Zyra e Prokurorit Disiplinor në lidhje me kërkesën që i ishte bërë prokurores Vahide Badivuku nga zyrtarë të lartë të prokurorisë për t’ua dorëzuar deklaratën e Gani Gecit rreth vrasjes së Ruzhdi Shaqirit.


Zarfi me deklaratën e Gani Gecit brenda ishte nisur nga Vushtrria për në Prishtinë për t’u kthyer përsëri në Vushtrri pasi që askush nuk e kishte pranuar në Prokurorinë e Shtetit.

Pushimin e hetimeve ndaj tij e konfirmoi edhe kryeprokurori Shyqyri Syla për KALLXO.com.

“Më është aprovuar ankesa që unë e pata bërë ndaj vendimit të komisionit disiplinor duke e arsyetuar së kryeprokurori ka të drejtë të ketë qasje në të gjitha shkresat e lëndës dhe gjithashtu  janë pushuar të gjitha proceduarat disiplinore ndaj meje,” tha Syla.

Syla po hetohej për veprim të pakujdesshëm, sjellje të pahijshme dhe shkelje të mundshme të Kodit të Etikës së Prokurorit.

Në prill të 2015-ës emisioni “Drejtësia në Kosovë” solli rrëfimin ekskluziv të Vahide Badivukut, prokurores që po hetonte Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Në bisedën e saj Badivuku ka nxjerrë në pah fakte të cilat dëshmojnë se zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Shtetit u interesuan të kuptonin se çfarë kishte deklaruar Gani Geci, i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje.

Badivuku kishte rrëfyer se si kolegë të saj pak orë pas përfundimit të intervistës i kërkuan një kopje të deklaratës së Gecit, pa i treguar asaj arsyet se pse po i kërkohej kjo deklaratë.

Prokurorja kishte përmendur emrat e udhëheqësve të atëhershëm të prokurorisë si Sylë Hoxha, Shyqeri Syla e Ismet Ujkani, si persona të involvuar në aferën e zarfit me deklaratën e Gani Gecit.

Badivuku gjithashtu kishte rrëfyer se si e kishte nisur deklaratën për në Prishtinë dhe si deklarata ishte kthyer pak orë më vonë në Mitrovcë.

Badivuku tregoi atëherë edhe për momentin kur e kishte kuptuar se Sylë Hoxha nuk e kishte kërkuar deklaratën, por dikush e kishte keqpërdorur emrin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori