LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i OEK-ut pa realizimin e projekteve nga IADK-ja

Kryetari i OEK-ut pa realizimin e projekteve nga IADK-ja

Në vazhdimin e aktiviteteve të saj Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) vizitohet nga Kryetari i Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu. IADK-ja bashkëpunon ngushtë me OEK-un duke qenë se janë edhe partner në realizimin e aktiviteteve të ndryshme.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku në takimin me Gërxhaliun e njoftoi atë me aktivitetet e IADK-së së fundmi dhe lidhur me situatën e zhvillimeve në sektorin e bujqësisë si njëri prej sektorëve kyç me ndikim në ekonominë e Kosovës.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu pati rastin që në këtë vizitë të shoh punimet për së afërmi që janë duke u bërë në objektin e IADK që është duke u ndërtuar apo qendra e trajnimit dhe edukimit të fermerëve. Ai u shpreh shumë i kënaqur me realizimin e kësaj qendre duke vënë në pah rëndësinë e saj për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.


Ai i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së vizituan edhe Mullirin e restauruar në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës” projekt ky që synon të përmirësojë mirëqenien e popullit që jeton në zonën e Shalës.

Pas vizitës tek mulliri vizita vazhdoi tek ura në fshatin Sllakofc e gjithashtu edhe tek përfituesit e serrave, aktivitete këto të realizuara po ashtu në kuadër të këtij projekti.

Gërxhaliu pati rastin të shoh për së afërmi ndikimin e projekteve të IADK-së në popullatë duke qenë se përfituesit janë të kënaqur me përfitimet që u janë sjellë nga këto aktivitete. /Telegrafi/