LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu e Hyka e fillojnë me fitore

Kryeziu e Hyka e fillojnë me fitore

Ka filluar edicioni i ri në elitën e futbollit zviceran.

Skuadra e shqiptarëve, Hekuran Kryeziut, Migjen Bashës e Jahmir Hykës, Luzerni e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri.

Luzerni ka shënuar fitore në udhëtim tek Lugano me rezultat minimal 2-1 por që ishte një start fantastik.


Hyka e ka nisur takimin nga fillimi, ndërsa Kryeziu u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe ishte vendimtar në golin e dytë kur Luzerni e shënoi pasi ky asistoi bukur në zonë dhe vendasit shkaktuan penallti.

Ndërkohë Migjen Basha nuk është grumbulluar fare për këtë takim duke shikuar ndeshjen nga tribunat ashtu si edhe Federik Veseli te Lugano.

Fitore ka shënuar edhe Young Boys Bern i Florent Hadergjonajt 2-0 te St Gallen, i cili mungoi në këtë ndeshje për shkak të lëndimit. /Telegrafi/