LAJMI I FUNDIT:

I kthehet djali emigrant, fqinjët për “vizitë” që t’i grabisin paratë

I kthehet djali emigrant, fqinjët për “vizitë” që t’i grabisin paratë

Nëse dikur emigranti kthehej në shtëpi, fqinjët i shkonin për vizitë në shenjë respekti dhe mirëseardhjeje, sot, i shkojnë për t’i grabitur paratë që ka fituar.

Në shtëpinë e Flamur Shpatës, në Kuçovë i shkuan natën, të maskuar dhe të armatosur me Kallashnikovë.


Kishin marrë vesh se djali i tij 23 vjeçar ishte kthyer nga Greqia dhe menduan t’i grabisnin paratë.

Ismet Kumria, 50 vjeç dhe Artur Polovina, 43 vjeç, u arrestuan nga policia pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës.

Flamur Shpata, u plagos nga dy plumba gjatë përleshjes me fqinjët. Në një intervistë për “Panorama” tregon momentet kur hajdutët i hynë në shtëpi.

Si ndodhi ngjarja?

Ishim në banesë kur papritur djali më thirri: Po na vjedhin! Në këto momente ne dëgjuam zhurmë te dera e banesës. Menjëherë dolëm së bashku me djalin. Për momentin ne u përballëm me dy persona të maskuar. Pas përleshjes me ta, njëri nga autorët për të shpëtuar qëlloi me armën që mbante në dorë, tip kallashnikov. Plumbat më plagosën mua në dorë dhe më pas plumbi më përshkroi një pjesë të trupit, në krahun e djathtë.

Po më pas, si arritët që të neutralizonit autorët?

Në këto momente djali im, pasi është i fuqishëm, paralizoi njërin nga autorët, pikërisht atë që qëlloi me armë në drejtimin tim. Ai ishte Ismet Kumria. I ka marrë atij armën nga duart dhe e lidhi, që të shmangte ndonjë tragjedi, pasi autori mund të qëllonte sërish drejt nesh. Djali u hoqi maskat dhe më pas u njohën autorët e kësaj ngjarjeje, fqinjët tanë. Ndërsa autori tjetër është larguar me shpejtësi për të shpëtuar, por policia arriti ta kapte në kohë.

Si ndiheni tani?

Pas arrestimit të dy autorëve që tentuan të më merrnin jetën për të vjedhur banesën, jam shumë i qetë. Por edhe pas mjekimeve të plagëve të marra nga plumbat jam akoma më i qetë.

A i njihnit më parë këta persona?

I njihnim si banorë të lagjes, por jo se kishim miqësi me ta. Nuk na shkonte kurrë ndër mend se ata do të na vidhnin me armë. Por ndodhi ajo që nuk pritej. Ata u maskuan për të mos u njohur dhe u futën me armë, por deshi Zoti që shpëtuam mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori