LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në punë blloku B2

Kthehet në punë blloku B2

Është kthyer në funksion njësia e B2 në KEK, pas rënies së djeshme nga sistemi.

“Pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë. Me këtë rast, nga pasmesnata, të gjitha njësitë e KEK-ut janë duke prodhuar sipas planit. Përndryshe, KEDS-i ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.