LAJMI I FUNDIT:

Kthen librin e huazuar në bibliotekë me 67 vite vonesë, por i shpëton gjobës prej 24.000 dollarë (Foto)

Kthen librin e huazuar në bibliotekë me 67 vite vonesë, por i shpëton gjobës prej 24.000 dollarë (Foto)

Një grua në Zelandën e Re, ka kthyer një libër në bibliotekë të cilin e kishte huazuar 67 vjet më parë.

Libri “Myths and Legends of Maoriland”, ishte evidentuar në vitin 1948 se ishte huazuar nga një vajzë, e cila prej atëherë kur më nuk është shfaqur në bibliotekë, transmeton Telegrafi.


Libri 1

Por të enjten kjo grua ka kthyer librin në bibliotekë, dhe ka pyetur nëpunësen se sa është gjoba për librin që e ka kthyer me vonesë (24.605 ditë).

“Ajo tha se e kishte huazuar librin qysh kur ishte fëmijë, por të enjten u shfaq në bibliotekë duke pyetur se sa duhet të paguaj dënimin për librin që nuk e kishte thyer me kohë. Ajo dukej paksa e turpëruar, por ndihesha mirë pasi më tha se e kishte lexuar disa herë ndër vite dhe kjo më bëri të lumtur, pasi e dija se ishte në duar të sigurta”, ka deklaruar nëpunësja e bibliotekës Zoe Cornelius.

Libri 2

Por në kohën kur ajo e kishte huazuar librin ishte adoleshente, dhe ligji nuk e lejonte që ajo të paguaj për librin dhe kështu edhe dënimi nuk mund t’i faturohet.

Ndërkaq nëpunësja e bibliotekës ka bërë të ditur, se po të kishte qenë ajo më e rritur kur e kishte huazuar librin, do të duhej sot të paguante gjobën prej 24.000 dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori