LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i emigrantëve, Panariti takon ambasadorin grek

Kthimi i emigrantëve, Panariti takon ambasadorin grek

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin grek në Tiranë, Leonidas Rokanas lidhur me çështjen e kthimit të qytetarëve shqiptarë në kufirin grek.

Panariti ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së toponimeve, i cili ka shkaktuar jo pak pengesa për lirinë e lëvizjes së shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë.

Ministri i Jashtëm tha se qeveria shqiptare ka paraqitur një propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bazuar në praktikat ndërkombëtare, dhe mbetet e hapur për dialog në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare.


Po ashtu, Panariti kërkoi që të publikohet një informacion zyrtar rreth intepretimit të Kodit Shengen nga autoritetet kufitare greke, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë një udhëzim të qartë për përllogaritjen e afateve të hyrje-daljeve në shtetin grek, duke shmangur kështu penalizimin e tyre në pikat e kalimit kufitar. /Telegrafi/