LAJMI I FUNDIT:

I kthyeri nga Siria: Ju rrëfej për shqiptarët që luftojnë atje, mes tyre 44 gra dhe 28 fëmijë

I kthyeri nga Siria: Ju rrëfej për shqiptarët që luftojnë atje, mes tyre 44 gra dhe 28 fëmijë

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri, duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje.


Një prej të kthyerve ka rrëfyer për Zërin e Amerikës eksperiencën e tij në Siri.

Pas më shumë se 3 muajsh, Nori është kthyer në shtëpi. Ai thotë se anëtarët e opozitës i kthyen pasaportën, të cilën ja kishin marrë me të hyrë në Siri. Nori është intervistuar nga policia, menjëherë pas kthimit në Kosovë, dhe më pas qëndroi për një vit në shtëpi në përpjekje për tu riintegruar. Ai është arrestuar dhe gjykuar, ndërsa tashmë shkon çdo ditë në punë, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës për të. Ai thotë se është i gatshëm të mbështesë institucionet shtetërore e fetare për të shpjeguar realitetin në Siri, dhe për të parandaluar shkuarjen e Shqiptarëve në atë zonë. “Çdo vend, çdo grup, çdo fe ka grupe të devijuara dhe ato janë shumë ekstreme, shumë të këqija sa që ta bëjnë rrugën me lule, por në fund e ke ferrën”, shprehet ai.

Rrëfimi i shqiptarit që për arsye sigurie nuk i publikohet identiteti, por thirret Nori

Kur filloi pranvera arabe, e pashë që vuanin shumë njerëzit, civilët. Unë e lidha me jetën time kur isha në luftë. Isha një djalosh i ri dhe kisha vuajtjet e mia që i kisha përjetuar në luftën e Kosovës. Dhe e pashë sikurse që kanë ardhur të na ndihmojnë neve këtu në Kosovë, si OSBE-ja, si KFOR-i që na ka çliruar. Mendova të bëj një vepër humane, që të shkoja dhe unë për të ndihmuar popullin e Sirisë.

Ka qenë vendim pak si mysliman, pasi nuk do të shkoja në një shtet tjetër, sepse nuk na lidh asgjë, si për shembull në ndonjë shtet jashtë Evropës, se me siguri me shtetet e Evropës më lidh diçka se është në Evropë, ndërsa jashtë Evropës nuk më lidh asgjë tjetër përveç besimit. Ka qenë sepse janë myslimanë dhe i kanë traditat pak të njëjta, aty ka qenë qëllimi. Nëse për shembull në ndonjë vend si Krimeja (Ukrainë), apo ndonjë vend tjetër që bëhet luftë, nuk do të thotë që mua nuk më dhimbset popullata.

Nuk kanë qenë të rëndësishëm shqiptarët, nuk kanë pasur emër të caktuar apo të mëdhenj. Nuk kanë patur ndonjë pozitë të lartë udhëheqëse, por ishin në formim e sipër. I pashë idetë e tyre, bënim debat dhe ndonjëherë më ngacmonin sepse nuk përshtateshim me ide. Unë u thosha se gjërat që po ndodhin këtu nuk mund ti pranoj, ndërsa ata më thoshin se kështu është më mirë, se kështu fitohet kundër Assadit.

Për sa kam qëndruar aty kam parë fëmijë shqiptarë dhe ndoshta kanë qenë gra pa burra, se ta zëmë ishte vrarë ndonjë më herët. Edhe i pyeta përse nuk i dërgoni në Kosovë ose në Shqipëri, te familjet e tyre, se të paktën ata mund të kujdesen më mirë. Kanë qenë të ndrojtur dhe nuk kanë patur mundësi të kthehen fëmijët dhe më ka mbetur në mendje. Kur të gjithë sirianët largoheshin, gratë dhe fëmijët shqiptarë qëndronin aty. Kjo më ka mbetur në zemër si dhimbje.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori