LAJMI I FUNDIT:

Ku janë sot, ata që ishin në ballë të demonstratës së 1 Tetorit 1997? (Foto)

Ku janë sot, ata që ishin në ballë të demonstratës së 1 Tetorit 1997? (Foto)

Janë mbushur 19 vjet nga demonstratat studentore të cilat lëvizën përfundimisht situatën e rëndë politike të viteve 90-ta.

Më 1 tetor 1997, nën thirrjen e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, me përkrahjen e Rektorit Ejup Statovci dhe mbështetjen e të gjithë studentëve, u mbajt demonstrata e cila bëri që e gjithë vëmendje botërore t’i kthejë sytë nga Kosova.


Demonstrata pasoi marrëveshjen ndërmjet institucioneve paralele të Kosovës në atë kohë dhe Qeverisë së Serbisë për kthimin e nxënësve shqiptarë në objektet shkollore.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 1996 me ndërmjetësimin e ‘Shën Egjidio’ nga Vatikani, por e cila nuk gishte zbatuar asnjëherë.

Në atë kohë, nxënësit shqiptarë ishin të përjashtuar nga objektet arsimore në të gjitha nivelet dhe ata kishin krijuar sistemin paralel duke zhvilluar mësim në objekte private, raporton lajmi.net.

Me rekomandim të tyre, të gjithë studentët kishin veshur këmisha ose bluza të bardha si shenjë paqeje dhe bartnin pankarta ku kërkohej lirimi i objekteve të uzurpuara arsimore.

Demonstrata studentore ishte paqësore, por u kthye në të dhunshme pas ndërhyrjes brutale të forcave serbe.

Në ballë të saj ishin Rektori Ejup Statovci, drejtuesit e UPSUP-së me kryetarin Bujar Dugolli, e anëtarët e kryesisë Muhamet Mavraj, Albin Kurti e Driton Lajçi.

Por ku janë sot pesë personat e kësaj fotografie ikonë?

Rektori Ejup Statovci
ejupi1

Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit të Universitetit të Prishtinës më 26 nëntor 1991 u vendos që mësimi në gjuhën shqipe të organizohet jashtë lokaleve legale që ishin uzurpuar nga administrata dhe policia serbe. Në këtë kohë zgjidhet edhe rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. I tërë procesi mësimorshkencor që nga dhjetori i vitit 1991 organizohet mbështetur në dispozitat ligjore që ishin nxjerrë nga institucionet e Kosovës. Statovci vdiq me 19 tetor 1999.

Bujar Dugolli
Bujar-Dugolli_1_380991

Pas çlirimit, ish kryetari i UPSUP-së, Bujar Dugolli, hyri në politikë duke u bërë një figurë e njohur në kuadër të AAK-së. Ai ishte deputet e ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Më vonë, Dugolli krijoi edhe iniciativë qytetarë e iu bashkua PDK-së, kurse aktualisht është tërhequr nga sfera e politikës por t’iu kushtuar jetës akademike. Ai tash është dekan dhe ligjërues në UP.

Driton Lajçi
Driton-Lajci-pg

Driton Lajçi, njëri nga ish anëtarët e kryesisë së UPSUPS-së, pas çlirimit gjithashtu hyri në politikë duke u bërë deputet i PDK-së. Më vonë ai mbajti disa funksione të ndryshme në Qeveri ku më i shpeshti ishte ai i këshilltarit. Aktualisht është profesor.

Muhamet Mavraj
muhamet-mavraj-foto-rudinahoti1

Njëri nga ish pjesëmarrësit e demonstratës studentore të 1 tetorit 1997, nuk ka qenë asnjëherë zyrtarisht pjesë e ndonjë partie politike. Ai që nga paslufta ka filluar ta nxjerrë në botim gazetën e përditshme Epoka e Re e cila edhe më tej vazhdon të mbetet prezentë në tregun medial kosovar.

Albin Kurti
kurti

Gjatë luftës, ish student Albin Kurti ishte arrestuar nga forcat serbe dhe ishte mbajtur në burg deri në çlirim të vendit. Pas trysnisë ndërkombëtare, Serbia e ka liruar. Me t’u kthyer në Kosovë ai kishte filluar jetën e tij aktive në atë kohë në kuadër të KAN-it, një organizatë që mblidhte rreth vetës organizata joqeveritare e më pas ka themeluar Lëvizjen Vetëvendosje. Kurti tash me partinë e tij është një nga zërat opozitarë në Kuvendin e Kosovës./lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori