Ku po e çon mushka lidershipin e Kosovës?
Dje gazeta më e madhe amerikane, “New York Times”, botoi artikullin e agjencisë më të madhe në botë Reuters, me titull: “Kosova, imazh i Perëndimit të egër për investitorët”. Artikulli bënë fjalë për atë që Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka tërhequr në mënyrë të paligjshme katër nga pesë licencat sa i kishte dhënë kompanisë britanike “Fox Marble” për industrinë e gurit në Kosovë.
Artikulli linte mëdyshjen nëse kjo ka të bëjë me korrupsionin në Kosovë të cilin e trajton edhe me raste të tjera (tenderi me pasaportat biometrike) apo me prapavijë politike.
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, citohet të ketë deklaruar se është shumë i shqetësuar për këtë dhe se shefi i tij, ministri i Jashtëm britanik, William Hague, e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta të Kosovës.
Artikulli trajton jo-seriozitetin kulmor të kryetarit të Komisionit të pavarur për miniera e minerale, Ahmet Tmava, i cili i përgjigjet Reutersit se obligimin ligjor qe ky komision e ka pasur – që ta njoftojë me shkrim kompaninë e licencuar – e ka kryer, duke e njoftuar atë gojarisht.
Deri më tani çdo veprim korruptiv që ka larguar investitorë nga Kosova është arsyetuar me kinse politikën që Kosova e ka për ta rezervuar tregun e saj për shtetet aleate që e çliruan Kosovën.
Kur p.sh. një kompanie rumune i janë plaçkitur mjetet e punës nga partnerët kosovarë dhe kësisoj i është djegur investimi i saj milionësh, mos-reagimi i institucioneve të Kosovës është arsyetuar me atë se Rumania nuk po e njeh Republikën e Kosovës dhe punë e madhe që digjen investitorët rumunë.!
Edhe kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i nxjerr telashe banale Shefit të Zyrës Diplomatike Sllovake në Kosovë (de facto ambasadorit sllovak në Kosovë), edhe ky veprim skandaloz arsyetohet me atë se Sllovakia nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe kush po ua varë sllovakëve!
Në vend që prezenca në Kosovë e misioneve diplomatike të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën të shfrytëzohet për afrim me këto vende dhe lobim për njohje edhe nga këto vende, veprohet në mënyrë të kundërt: veprohet në stilin e diplomacisë Zullu, sipas tregimit të Faik Konicës.
Skandali i fundit i përket një fushe krejtësisht tjetër. Tani loja e fëlliqur korruptive apo politika abuzive bëhet ndaj një kompanie të një prej vendeve më meritore për çlirimin e Kosovës, Britanisë së Madhe, sa e detyron edhe sekretarin (ministrin) e saj të jashtëm William Hague të shprehë shqetësim.
Shtrohet pyetja: Ku po e qon mushka lidershipin e Kosovës? Kjo shprehje përdoret nga populli i Tiranës për dikë që nuk e di se kah është duke shkuar, por i vihet pas tekeve të tij jo të arsyeshme.
Skandali i fundit është gjëja që më së paku i duhet Kosovës në momentin kur Kosova është në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.
Në fakt, bisedimet për veriun e Kosovës nuk janë asgjë tjetër, pos pazar se deri në çmasë Kosova, formalisht e pavarur, do të jetë realisht e varur nga Serbia.
Atëherë kur Kosovës i duhet t’i koncentrojë të gjitha energjitë që këtë pazar të kalojë sa më mirë e sa më lehtë, kur i duhet që edhe dreqin edhe të birin ta bëjë aleat për të nxjerrë një pazar sa më të favorshëm, Kosova shqelmon vendin, kryeqyteti i së cilit, Londra, është epiqendra e të gjitha pazareve politike në botë.
Jo më kot thuhet se bota ka 3 kryeqytete: Stambollin që është pazari më i madh në botë i gjësendeve (veshmbathjeve, ushqimeve etj), Parisin që është pazari më i madh në botë i vlerave artistike, dhe Londrën ku bëhet pazari kryesor: ai politik – ku vendoset për fatet e kombeve.
Dhe, lidershipi i Kosovës shqelmon hiq më pak se në Londër dhe e bënë Kosovën objekt të trajtimit negativ të agjencisë më të madhe në botë, dhe gazetës më të madhe në Amerikë, dhe shumë gazetave tjera në botë.
Shkrimi i lartcekur me të drejtë citon Christopher Gilbertin, drejtuesin e kompanisë britanike “Fox Marble”, tek thotë se kjo punë është një varr për kompaninë e tij, por një tragjedi për Kosovën.
Duhet pasur parasysh që Kombinati “Trepça” nuk është privatizuar deri më tani pikërisht ngaqë ende nuk ka përfunduar çështja e veriut. Britanikët janë ata që e kanë nisur “Trepçën” në kohën mes dy luftërave botërore dhe interesimi i tyre për të vazhdon të jetë i lartë edhe sot.
Tani kur po vendoset fati i “Trepçës”, veriut të Kosovës dhe më ketë i gjithë Kosovës, të shqelmosh britanikët për çfarëdo arsye – korruptive, budallallëku apo çfarë do tjetër – është një vetëvrasje ekonomike e politike.
Epilogu i këtij veprimi mund të jetë që kompania britanike ta padis Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale dhe t’ia marrë nja 20-30 milionë euro. Apo, mos ndokush shpreson se ky Komision ka juristë të aftë që ta fitojnë gjyqin kundër kompanisë britanike?! Por, për këtë si duket nuk mërzitet Ahmet Tmava, ngaqë ky ndëshkim paguhet jo nga xhepi i tij, por nga xhepi i taksapaguesve të Kosovës.
20-30 miliona euro ndëshkim mund të jenë fatura më e vogël për Kosovën për faktin që Ahmet Tmava e mentorët e tij “i kanë hipur mushkës”. Dëmi për imazhin e Kosovës, si Perëndim i egër për investitorët, është katastrofik, ndërsa imazhi për Kosovën që shqelmon aleatët më të mëdhenj të saj është vetëvrasës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre