LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Dugolli lirohet sot (Video)

Kuçi: Dugolli lirohet sot (Video)

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se sot autoritetet maqedonase do ta lirojnë ish pjesëtarin e UÇK-së, Gafurr Dugollin.

Kuçi ka thënë se pikërisht për këtë ka qenë në Shkup ku edhe ka biseduar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë dhe ka marrë konfirmimin që Dugolli do të lirohet.

“Kemi vënë kontakt me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë dhe sot kam marrë konfirmimin se Gafurri do të jetë i lirë”, ka deklaruar Ministri Kuçi në emisionin “Republika” të Tribuna Channel.

Këtë arrestim ai, e ka quajtur të padrejtë dhe hakmarrje politike të Serbisë.