LAJMI I FUNDIT:

Kuçi fton deputetët t’i votojnë Projektligjet për mandatin e EULEX-it

Kuçi fton deputetët t’i votojnë Projektligjet për mandatin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Ai tha se qysh në 2015, Ministria e Drejtësisë në koordinim me institucionet vendore kanë  punuar për tranzicionin e EULEX-it, por deri në prill nuk kanë marrë përgjigje nga përfaqësuesit e BE-së.


Kuçi tregoi se nga muaji prill e këndej kanë filluar takimet me përfaqësuesit e BE-së për punën e EULEX-it në Kosovë.

Ai tha se më 15 qershor kanë marrë letrën nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ndërsa sipas tij gjatë tërë procesit primare ka qenë ruajtja e partneritetit me BE-në dhe ruajtja e sovranitet për aq sa ka qenë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori