LAJMI I FUNDIT:

Kuçi premton 25 milionë denarë investim në Çarshinë e vjetër në Shkup

Kuçi premton 25 milionë denarë investim në Çarshinë e vjetër në Shkup

Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuçi, sot mori pjesë në eventin tradicional “Qebapi – margaritarë i Çarshisë për bashkëjetesë” që u mbajt në Çarshinë e Shkupit ku premtoi investim prej 25 milionë denarë për rinovimin e kësaj pasuri të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është fakt se esnafi krijon dhe mban jetën në çarshi ndërsa karakteristikë kryesore e çarshisë është se esnafi në të e bashkon llojlloshmërinë. Prandaj, ne si Ministri e Ekonomisë dhe si Qeveri japim mbështetje të vazhdueshme për artizanët dhe Çarshinë e Vjetër për të pasuruar dhe zbukuruar këtë bërthamë të veçantë urbane. Çdo vit, për të shtatin vit me rradhë, në bazë të Programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi po ndihmojmë në përforcimin e esnafit, përmirësimin e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së zanateve nga artizanët përmes subvencioneve përmes bashkë-financimit të projekteve për mbështetjen dhe promovimin e zejtarisë në vend’ tha ministri Kuçi./Telegrafi/