LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Gruaja nevrike

Kujdes! Gruaja nevrike
Closeup portrait angry young woman, blowing steam coming out of ears, about to have nervous atomic breakdown, isolated black background. Negative human emotions facial expression feelings attitude

Burrat mendojnë se të gjitha gratë janë nevrike. Por natën, kur ndeshen me një grua tamam nervoze vetëm atëherë e kuptojnë se të gjitha gratë e tjera, para saj, janë engjëj.

Gruaja nervoze nuk pranon asnjë kundërshtim ndaj planeve dhe qëllimeve të saj. Sa vazhdon të shkojnë punët mirë, ajo është grua e dashur, e gjallë, e dhimbshme, si të thuash një grua qindpërqind. Por me t’u ndeshur me kundërshtimin më të vogël, bëhet bishë.


Po ta pengojnë familjarët që të shkojë në një takim publik, në qoftë se burri nuk pranon ta shoqërojë në një mbrëmje, ajo mund të përmbysë botën.

Inatet e saj nuk përputhen aspak me rëndësinë e arsyeve që i shkaktojnë dhe shpërthejnë, si të thuash, gjithmonë, pa pritur. Mund të iki nga shtëpia për një arsye të parëndësishme; sepse, bie fjala, nëna nuk e lejoi që të vishte çorape “ekstravagante”; të mbetet e urtë një javë vetëm sepse babai i saj i tërhoqi vërejtjen për diçka, madje dhe të shkojë dhe me një burrë tjetër, vetëm sepse nuk bëhet ajo që do, vetëm sepse i dashuri i saj iu vonua në takim; të hidhet nga dritarja vetëm sepse burri në rrugë pa me vëmendje të veçantë një femër tjetër.

gallery_big_couple_problems

Pika më e dobët e kësaj gruaje janë çështjet që kanë lidhje me dashurinë. Këtu nuk pranon asnjë kundërshtim.

Në punën që bën, në shoqëri me shoqet e saj, sikurse dhe në veprimet e zakonshme të jetës, sillet në mënyrë logjike, zemërmirë, e gatshme për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve. Madje dallohet dhe nga një dinamizëm i spikatur. Përballon me guxim edhe vështirësitë më të mëdha.

Por, kur është fjala për burrin që dashuron, punët ndryshojnë.

Gruaja nevrike ka një diçka të përbashkët me gruan e dobët: dashurohet shumë lehtë dhe shkon nga njëri skaj te tjetri. Sot paraqitet e dashuruar marrëzisht me një intelektual, nesër me një mundës, pasnesër me një tjetër më të ri, nga i cili largohet për t’iu dhënë një burri flokëthinjur. Por është e tillë që shpesh mund t’i përkushtohet edhe një burri të vetëm.

Në raste të tillë dashuron me një pasion që të trondit. Dëshiron të jetë gjithmonë pranë të dashurit; e merr në telefon dhjetë herë në çdo orë kur ai ndodhet në zyrën e tij, madje kur është me të, shpesh nuk e lejon të kthejë kokën sa majtas-djathtas. I kërkon burrit që t’i tregojë si e kalon kohën në zyrë, minutë për minutë dhe orë për orë kur ndodhet larg saj dhe e torturon të shoqin me pyetje pa mbarim dhe me skenat e papritura dhe të pa përligjura të xhelozisë.

angry-couple-372146

Në qoftë se burri, të cilit i është përkushtuar, merr vesh se e tradhton, është e zonja të ngrejë botën në këmbë. Por në të kundërtën, kur ajo fluturon sa te njëri ashtu edhe te tjetri, nuk është e ndërgjegjshme për pabesinë që bën dhe çuditet kur i kërkojnë llogari.

Gruaja nevrike (neurotike) në thellësi të shpirtit të saj, është tip i egoistes. Mendon se çdo gjë e saj është e drejtë, kurse të tjerëve nuk u njeh asnjë të drejtë. Kërkon që burri ose burrat që do të dashurohen pas saj, ta bëjnë të lumtur, t’iu nënshtrohen dëshirave të saj, të mos kundërshtojnë për asgjë.

Për këtë arsye, gratë nevrike nuk gjejnë kurrë lumturi, por as të tjerët nuk janë në gjendje t’i bëjnë të lumtura. Nuk bëjnë kurrë përpjekje që t’i njohin burrat paraprakisht – përvoja e tyre nuk u shërben për asgjë, prandaj dhe pësojnë gjithmonë zhgënjime.

Një grua nevrike, madje dhe kur është pesëdhjetëvjeçare, e pandeh veten të re dhe që burrat mund ta adhurojnë akoma… /Telegrafi/