LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Këta artikuj nuk bën t’i ringrohni!

Kujdes! Këta artikuj nuk bën t’i ringrohni!

Shumica nesh shpesh e ringrohim ushqimin në furrën me mikrovalë apo thjesht përdorin shporetin klasik. Mbase nuk e keni ditur që artikujt ushqimorë assesi nuk do të duhej t’i ringrohim, sepse ato përmbajnë materie të cilat me rastin e ringrohjes bëhen toksike.

Kjo mund të krijojë pasoja afatshkurtra si p.sh. probleme me tretjen, mirëpo edhe do të dëmtojnë shëndetin në afat të gjatë.


Disa materie në artikuj ushqimorë ndryshojnë përbërjen e vet me rastin e ringrohjes.

Cilat ushqime nuk nuk guxoni t’i ringrohni?

Buka

Nëse e ngrohni bukën në mikrovalë, nga brenda ajo do të mbetet e ftohtë, ndërsa përjashta do të jetë e ngrohtë. Më mirë do të ishte ta mbështillni me folie dhe ta ngrohni në furrë, pasi që kështu ruhen të gjitha substancat ushqyese.

Patatet

Ashtu si me orizin, edhe tek patatet e gatuara më e rëndësishme është ruajtja. Nëse ato lihen në temperaturë ambienti, krijohen kushtet për zhvillimin e Clostridium botulinum, veçanërisht nëse janë të mbështjella me letër alumini. Ringrohja jo gjithmonë i vret këto baktere.

Mishi i pulës

Mishi i pulës ka një përmbajtjet të caktuar kontaminimi nga salmonela dhe ringrohja e tij është një problem veçanërisht kur kryhet në mikrovalë pasi valët nuk arrijnë deri në thellësi që të kryhet ngrohja e njëtrajtshme. Ringrohja e mishit të pulës dhe atij të shpendëve në përgjithësi nuk është i këshillueshëm sepse ka një përqëndrim proteinash më të lartë se mishi i kuq. Kur ringrohet, proteinat shpërbëhen në mënyrë të ndryshme që gjë mund të irritojë stomakun.

6546

Makaronat

Është vërtetuar se makaronat nuk janë “material” për t’i ri ngrohur. Kështu bëhen të thata, ndërsa mesi u mbetet ashtu i ftohtë. Ngrohni në tepsi me pak vaj.

Pica

Pjesët mbetura të picës që nuk e keni konsumuar me kohë mos i ngrohni në mikrovalë. Më mirë do të ishte që një gjë të tillë ta bëni në tepsi, pasi që në mënyrë tjetër humb gjithë vlerat e saj ushqyese dhe mund të pësojnë problemet me tretjen.

Orizi

Në fakt ruajtja e orizit të gatuar është më e rëndësishme se ringrohja. Nëse e lini orizin në temperaturë ambjenti, sporet do të shumëfishohen dhe mund ët prodhojnë helme që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe

Ato përmbajnë koncentrim të lartë nitrati, në varësi të vendit ku rriten. Nitrati nëvetvete është tërësisht i padëmshëm, por mund të shndërrohet në nitrit dhe në nitrosaminë që njihen si kancerogjene.

Kërpudhat

Ato kanë proteina që mund të shkatërrohen fare lehta nga enzimat dhe mikroorganizmat. Nëse nuk ruhen në mënyrën e duhur, ato prishen shumë shpejt dhe të shkaktojnë irritime të stomakut. Por nëse ruhen në frigorifer për jo më shumë se 24 orë, atëherë ringrohja e tyre nuk përbën problem.

Supat

Ekziston një rregull: Atë që e keni gatuar në shporet ngroheni po në shporet. Nëse e ngrohni në mikrovalë vetëm sa do t’i humbni materiet ushqyese. Më mirë është që supën ta ngrohni në zjarr të lehtë duke mbuluar me kapak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori