Dr. Harald Ott nga spitali kryesor në Massachusetts ka udhëhequr ekipin e shkencëtarëve të cilët kanë ‘kultivuar’ dhe transplantuar me sukses veshkën e cila kryen të gjitha funksionet e veta. Punimi është publikuar në revistën "Nature Medicine".
Nuk ekziston ilaç për dështimin e veshkave. Trajtimet e vetme në dispozicion janë dializa ose transplantimi, të cilat nuk janë zgjidhje përfundimtare. Pacienti në dializë nuk guxon të pijë më shumë se një litër lëng në ditë, derisa veshkat e transplantuara mesatarisht zgjasin prej 10 deri 15 vjet, dhe atë nëse nuk vjen deri te refuzimi i organit.
Zbulimi i burimit të ri të organeve zëvendësuese që mund të kultivohen nga qelizat e pacientit dhe që do të zgjasin tërë jetën është hap i madh përpara.
Hulumtuesit amerikanë me ndihmën e teknikes eksperimentale kanë marrë veshkën e vjetër të miut dhe nga ajo kanë hequr shtresën e sipërme të qelizave të vjetra dhe kanë ripërtërirë veshkën me ndihmën e qelizave të pacientëve të cilat janë transplantuar më pas.
"Shpresojmë që shumë shpejt veshkat e tilla do të munden të marrin tërësisht funksionin e veshkave të shëndetshme", – ka shtuar udhëheqësi i ekipit shkencor dr. Harald Ott, i cili tashmë ka marrë pjesë në kultivimin e zemrës në laborator. Ai beson që shkenca është afër zbulimit të madh i cili sjell shpresën dhe mundësinë e zgjatjes së jetës së miliona njerëzve që kanë nevojë për transplantim.
Kjo teknikë ka përparësi të konsiderueshme në krahasim me transplantimin standard. Përveç që indi do t’i përgjigjet pacientit, ata nuk do të kenë nevojë që të marrin ilaçe tërë jetën kundër refuzimit të organeve, dhe po ashtu në mënyrë të konsiderueshme do të rrisnin numrin e organeve në dispozicion për transplantim, përcjell BBC. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj