LAJMI I FUNDIT:

Kuptimi i ri i privatësisë!

Nëse bëni diçka që nuk dëshironi që të tjerët ta dinë, ndoshta pikë së pari ju nuk duhet ta bëni atë. Nëse me të vërtetë ju duhet një privatësi e tillë, e vërteta është se motorët e kërkimit – duke përfshirë edhe Google – i ruajnë këto informacione për shumë kohë dhe është e rëndësishme të kuptoni që në USA i gjithë informacioni mund të vendoset në dispozicion të autoriteteve. – Eric Shmidt (Google)

Ruajta e dinjitetit të njeriut ka qenë dhe mbetet të jetë çështja kryesore e individit, shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi. Në ndërtimin e këtij dinjiteti padyshim se rol të rëndësishëm ka dhe privatësia e individit.


Mirëpo, me zhvillimin e trendëve të rinj botëror, në veçanti të zhvillimit teknologjik në fushën e komunikimit ndërmjet njerëzve (themelimin e rrjeteve sociale si Facebook, Twiter, etj.), kanë filluar të ndryshojnë edhe shume koncepte shoqërore të cilat nuk kanë mbetur më në normimin klasik të tyre.

Privatësia, si një e drejtë, është paraparë që nga ligjet natyrore, religjioze dhe ato pozitive. Këto të fundit të drejtën e privatësisë e kanë proklamuar si një e drejtë të garantuar dhe të mbrojtur me instrumente ndërkombëtare (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj.), si dhe shumica e kushtetutave të të gjitha vendeve të botës. Madje, për shkeljen e kësaj të drejte janë paraparë edhe sanksione të ndryshme.

Por, a ka ndryshuar kuptimi i privatësisë sot nga e kaluara?! A mbetet ende nevoja që kjo e drejtë të jetë e drejtë e garantuar me kushtetuta?! A po pajtohemi të gjithë individët që kolektivisht vet ta shkelim dhe t’ia cenojmë këtë të drejtë vetës, duke përdorur rrjetet sociale dhe duke publikuar çdo gjë tonën private?!

E drejta, si tërësi normash të krijuara nga shoqëria, për të rregulluar marrëdhënie të ndryshme shoqërore, respektivisht për të lejuar-kufizuar, shtrirjen e të drejtave të individit (shoqërisë), ka normuar veprime të atilla shoqërore të cilat janë konsideruar me interes të veçantë për zhvillimin normal të një shoqërie të caktuar. Andaj, si e tillë, e drejta gjithmonë ka tentuar që marrëdhëniet e caktuara shoqërore të cilat janë paraqitur në një shoqëri, t’i vejë nën kornizat e normave juridike për të garantuar një siguri tek individi dhe shoqëria në përgjithësi, dhe jo vetëm aq. Ajo gjithashtu apriori ka paraparë edhe disa norma të cilat ende pa ndodhur veprimet në shoqëri, janë konsideruar si të rëndësishme që të normohen. Në këtë mënyrë, individit i është ofruar një siguri juridike përballë të drejtave të tij, të cilat nuk kanë guxuar të cenohen dhe të preken në dëm të individit, as nga shteti e as nga individët në mes tyre. Ato përfundojnë, aty ku fillon të shkelet e drejta e tjetrit.

Si e tillë, e drejta e privatësisë është një ndër të drejtat themelore të garantuara për secilin individ, me ç’rast nëse pason cenimi i kësaj të drejtë atëherë vjen deri tek sanksioni. Kjo e drejtë është e garantuar me instrumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe njëherazi edhe me kushtetutat e shumicës së vendeve në botë.

Por, vet shoqëria, në mënyrë kolektive, duke përdorur në masë të madhe rrjetet sociale, të cilat janë dizajnuar në atë mënyrë që mund të (vetë) cenojnë privatësinë e individit, po pajtohen që këtë të drejtë të garantuar, ta cenojnë më vetëdijen e tyre, duke bartë informata, të çdo lloji në këto rrjete. Andaj, duke e pas parasysh këtë fakt, se vet shoqëria po kontribuon dhe vet po kujdeset që dispozitat ndërkombëtare dhe kushtetuese lidhur me privatësinë heshtazi të anashkalohen, mbetet dilemë fakti se a duhet tash e tutje privatësia të jetë një e drejtë e garantuar me këto instrumente ligjore!?

Nisur nga kjo, me këtë “vetpajtim“ që ta shkelim këtë të drejtë, po arrijmë te ajo që e drejta e privatësisë nuk ka nevojë më të mbetet e drejtë e garantuar me këto instrumente. Kjo sepse njëra ndër mënyrat e pushimit të vlefshmërisë të një norme juridike është edhe ajo kur norma juridike mbetet pa objekt rregullimi. Kështu, e drejta e privatësisë, duke u cenuar nga vet shoqëria, nëpërmes rrjeteve sociale, po mbetet pa objektin e saj që është privatësia. Andaj, si e tillë, duke u shkelur nga vet shoqëria, e drejta e privatësisë është duke shkuar në drejtimin i cili po e dërgon në humbje të efektit të vet si një e drejtë themelore e individit.

I vetmi këndvështrim që kjo e drejtë të jetë e drejtë e garantuar është ai i shtetit përballë individit, pra ajo se shteti me organet e tij nuk guxon ta shkel këtë të drejtë, por duke u nisur nga ajo çfarë ka thënë edhe vet administratori i Googlet, vërehet se edhe ky këndvështrim ka kaluar në relativitetin e tij.

Në trend

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori