LAJMI I FUNDIT:

Kur artistët kërkuan “heqjen” e kufirit shqiptaro-shqiptar

Kur artistët kërkuan “heqjen” e kufirit shqiptaro-shqiptar

Gazetari Demir Reshiti sjell në rikujtim momentin kur një grup poetësh, gazetarësh e artistë nga komunat e rajonit të Prizrenit dhe Kukësit kishin kërkuar heqjen e regjimit të pasaportave dhe pagesave të ndryshme që duhej të bëheshin me rastin e kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar, 15 vite më parë.

Kjo iniciativë, sipas tij kishte ardhur kur artistët nga të dyja anët e kufirit ishin mbledhur në Kukës në manifestim letrar “Pranvera poetike”.


Manifestimi organizohej atëbotë për të përkujtuar pranverën e përgjakshme të vitit 1999 kur Kukësi që bërë qytet i shpresës dhe pati hapur portat e zemrës për qindra-mijëra shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga soldateska serbe.

“Atëbotë kufirin shqiptaro-shqiptar e kontrollonin policia e UNMIK-ut dhe ne krijuesve nga Kosova që ishim nis për të marrë pjesë në atë manifestim, na nxorën telashe në kufi, duke na kërkuar pasaporta (që shumica nuk i kishim). Mbaj mend sepas shumë përpjekje ia dolëm ta kalonim kufirin”.

“Të irrituar nga ajo që na ndodhi, na lindi ideja të hartonim një Letër të hapur të cilën do t’ua drejtonim autoriteteve kompetente në Tiranë, Prishtinë dhe atyre ndërkombëtare, me kërkesën që të hiqet regjimi i pasaportave dhe pagesave të ndryshme që duhet të bëhen me rastin e kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar”, rrëfen Reshiti.

Kjo është letra e nënshkruar nga 57 pjesëmarrës të manifestimit.

LETËR E HAPUR

Drejtuar: Presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani,

Kryeadministratorit të Kosovës Hakerup,

Udhëheqësve politikë të Kosovës dhe

Të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë

Kukës, 29 prill 2001

Ne poetët, gazetarët e artistët, pjesëmarrës në manifestim letrar “Pranvera poetike”, të mbajtur më 29 prill 2001 në Kukës, kërkojmë nga të lartshënuarit që të hiqet regjimi i pasaportave dhe pagesave të ndryshme që duhet të bëhen me rastin e kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Jemi të mendimit se ka kaluar njëherë e përgjithmonë koha kur krijuesve artistë por edhe njerëzve tjerë të një gjaku u bëhen pengesa për kalimin e lirë të kufirit.

Ne poetëve, gazetarëve e artistëve nga Kosova, na është dashur të përballemi me një mori pengesash absurde për të siguruar dokumentacione udhëtimi për të shkuar deri në Kukës, qytet ky, ku në pranverën e vitit 1999 gjetën shpëtim afro një e treta e popullatës së Kosovës.

Kërkojmë që së paku në raste të tilla të mundësohet kalimi pa pasaporta.

Shpresojmë që nënshkrimet tona në këtë letër do tu shtyjnë që të përdorni autoritetin tuaj për të plotësuar një kërkesë tonën simbolike dhe logjike. /Telegrafi/

nenshkrimet e shkrimtareve

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori