LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet mbajtur qenin në familje

Kur duhet mbajtur qenin në familje
Father sitting on the floor and with baby in his arms playing with dog while wife sitting on sofa and doing online shopping with credit card

Ka shumë nga ne që dëshirojmë të kenë një qen për ta pasur në familje dhe për t’u kujdesur për të, pse jo dhe të luajmë së bashku në kohën e lirë.

Futesh në mendime kur lexon gazetat apo shikon TV të ndryshme të cilat flasin për fëmijë të sulmuar nga qeni. Dhe kështu lindin pyetjet:

Sa e madhe ekziston mundësia që kjo të ndodhi dhe fëmijëve të tu?
Po qeni që kemi ne në shtëpi apo planifikojmë ta marrim a do ta kryejë vallë një veprim të tillë?
Dhe para së gjithash, sa mundemi ne si prindër, apo si pronarë të një qeni, të parandalojmë këtë gjë?

Duke u nisur nga raportimet e kafshimeve të qenve kundrejt fëmijëve, që bëhen nëpër botë (të kihet parasysh se nuk raportohen të gjitha kafshimet) të shqetëson fakti që ka më shumë plagosje sesa dëshironim.

Sigurisht nuk ka një llogaritje të tregojë sesa kohë (orë) fëmijët kalojnë nën kujdesin e qenve, por një gjë është e sigurt se në bazë të orëve të kaluara së bashku ky numër plagosjesh është i vogël.

Rastet e vdekjeve janë akoma më të vogla deri në pikën kur quhet diçka shumë e rrallë. Por dhe një vdekje e vetme nga sulmi i një qeni është e tepërt, të mos harrojmë po flasim për jetë njerëzish aq më shumë kur flasim për fëmijë, nga një ndodhi e tillë është një mësim që duhet marrë shumë seriozisht.

Kushdo që është i përgjegjshëm për kujdesin që duhet të tregojë nëse ka një fëmijë apo qen duhet të dijë disa nga rregullat. Fatkeqësisht këto rregulla nuk njihen nga të gjithë. Shpresojmë se situata do ndryshojë për më mirë në të ardhmen.

Nga të gjithë ne dihet se eksperienca që një fëmijë përfiton duke jetuar apo luajtur me një qen, është e madhe dhe me përfitime të konsiderueshme nga ana e fëmijëve. Ja vlen të mësojmë si të kemi një bashkëjetesë frytdhënëse midis fëmijëve dhe qenit në familjet tona.

Po kush është qeni i përshtatshëm për ta mbajtur në familje aq më shumë kur kemi dhe fëmijë të vegjël?

Qen të ndryshëm sillen ndryshe me fëmijë të ndryshëm. Raca sigurisht është një faktor kryesor, por shumë keqkuptime ka rreth racave me “emër të keq”. Por nuk është ky problemi.

Njerëzit janë të ndryshëm midis tyre, qoftë dhe brenda të së njëjtës familje. E pra, kështu janë dhe qentë. Por qentë nuk mund të logjikojnë si njerëzit. Njerëzit mund të kuptojnë kur një veprim është i nxituar apo i gabuar. Ka shumë njerëz që bëjnë fajtor qenin “pasi veproi gabim”, duke besuar se qeni e di domethënien e fjalës “gabim”.

E vërteta është se qeni nuk kupton dot ndryshim midis asaj që është gabim dhe asaj që është drejt. Ata e kuptojnë vetëm kur ne jemi të pakënaqur.

Të kihet parasysh që kur qeni sulmon dhe vret një kafshë tjetër nuk quhet krim, po kështu dhe kur qeni sulmon njeriun. Qentë nuk kanë aftësinë e të menduarit apo të vepruarit nën një kod moral, ashtu siç nuk e kanë edhe disa njerëz. Kështu që është detyra e jonë t’i mësojmë një qeni ç’farë është mirë dhe ç’farë është keq. Është detyra e jonë që të kryejmë kontaktin e duhur midis fëmijëve dhe qenit.

Duke dashur të vendosim se cili do të jetë qeni i përshtatshëm duhet të kihet parasysh që është njësoj si të vendosim se cili do të jetë shoku apo shoqja e duhur për fëmijën tonë. Për këtë nuk zgjidhet duke u nisur nga raca apo fisi.

Megjithëse nuk e dimë kush qen do sillet më mirë me fëmijën, raca është një faktor kryesor nga ku nisemi. Për shembull nëse kemi një racë e cila ka instinktin e fortë për që të ndalojë diçka që lëviz me shpejtësi duke përdor dhëmbët, atëherë ne do na duhet:

a) të mësojmë qenin të sillet me kujdes rreth fëmijëve
b) mësojmë fëmijët të mos luajnë rrëmbyeshëm kur luajnë rreth qenit
c) fëmijët e vegjël duhen mbajtur gjithmonë nën mbikëqyrje dhe të ndjekin mësimet që ju japim kur janë në kontakt me qenin.

Kur vendosim të lejojmë që një fëmijë të jetë nën shoqërinë e qenit duhet të njohim mirë sjelljet e qenit, karakteristikat e kësaj race apo qoftë edhe për kryqëzimet e racave. Kini parasysh se nëse vendosni të blini apo merrni një qen duhet gjithmonë që të bisedohet për mundësi kthimi të tij/saj në dyqanin (apo personin) ku u ble pasi ka qen që nuk munden të mësohen asnjëherë në familje.

Gjithmonë e mira është kur blihet nga një person i caktuar të cilin e njohim personalisht dhe njohim sjelljet e tij rreth kafshëve. Mos merrni asnjëherë një qen nga një person sjellja e të cilit nuk ju pëlqen. Kur bëhet fjalë për ta blerë në dyqan, atëherë gjithçka varet nga personi që ka apo drejton dyqanin.

Një qen i rritur tashmë është zgjedhja më e mirë për të pasur në shtëpi nëse kemi fëmijë të vegjël. Sjellja e fëmijëve mund të çorientojë një këlysh dhe ta bëjë konfuz në mësimet që po merr.

Mbikëqyrja

Ekspertët janë dakord se në asnjë mënyrë nuk duhen lënë vetëm për vetëm me qenin fëmijët që janë nënmoshën e fillimit të shkollës, nuk ka rëndësi sesa i kujdesshëm me fëmijët qeni është. Nëse qeni apo fëmija kanë sjellje të rrëmbyera dhe agresive, atëherë kjo moshë rritet. Tek çunat mosha se kur duhet lënë nën shoqërinë e qenit është më e lartë sesa tek vajzat.

Një nga arsyet se pse mendohet se është kjo mosha kur mund të lejohet qeni dhe fëmija nënshoqërinë e njëri-tjetrit, pasi mosha rreth 5 apo 7 vjeç është kjo moshë kur fëmija fillon dhe kupton disa nga rregullat e sjelljes së drejtë dhe të gabuar.

Megjithëse mund të jenë të rritur mjaftueshëm të kuptojnë konceptin dhe bazat e sjelljes me qenin, fëmijët fillojnë dhe eksperimentojnë sapo ndodhen vetëm dhe larg vëzhgimit të të rriturve. Kjo është një sjellje normale e fëmijëve.

Për të qenë sa më shumë efektiv duhet që të bashkëpunohet midis prindërve për të edukuar njëri fëmijën dhe tjetri qenin. Mbase duket sikur është shumë punë, por kjo është mënyra më ë mirë për të kontrolluar dhe edukuar këtë marrëdhënie kaq delikate.

Personi i cili po trajnon qenin duhet të ketë kontroll të plotë mbi qenin dhe të kujdeset që t’i japi qenit mësimet e nevojshme për ta përgatitur rreth mënyrës sesi duhet të sillet me fëmijët në të ardhmen.

Asnjëherë mos bëni gabimin të mendoni se qeni që keni është aq i mirë sa fëmija mund t’i bëjë gjithçka dhe qeni nuk do të reagojë asnjëherë. Asnjëherë mos lejoni fëmijën të bëjë apo sillet si të dojë karshi qenit.

Dikush pyet a është e rrezikshme të lejojmë fëmijën ta nxjerri qenin për shëtitje?

Po, kjo do ta vëjë fëmijën në një sërë rreziqesh, p.sh., fëmija mund të lëndohet kur qeni mund të ndeshet me një qen tjetër. Sigurisht ndihmon shumë kur kemi një kopësht të rrethuar dhe qeni nuk është në kontakt me qen apo kafshë të tjera. Këtu është një vend i mirë ku fëmija mund të marrë disa mësime rreth mënyrës së sjelljes ndaj qenit kur ndodhemi në ambiente të tjera jo vetëm në brenda në shtëpi.

Disa nga ushtrimet që na ndihmojnë në trajnimin e qenit, kanë të bëjnë me aktivitete mentale dhe sjelljen e qenit jashtë shtëpisë.

Por gjithashtu duhet të kihet parasysh se qeni kërkon kujdes veterinar. Një qen që nuk shkon rregullisht tek mjeku veteriner është një rrezik më shumë për fëmijën. Prindërit duhet të jenë të përgjegjshëm që shumë nga vaksinat janë për të mbrojtur njerëzit dhe kafshët gjithashtu.

Ka shumë sëmundje të cilat quhen zonoze dhe janë një rrezik më shumë në këtë bashkëjetesë të qenit me fëmijët. Nuk kujdesemi vetëm për qenin kur marrim masat preventive ndaj pleshtave dhe rriqrave, ndaj parazitëve të brendshëm, por gjithashtu kujdesemi për fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Kujdesi me qentë e huaj

Është diçka që duhet kushtuar më shumë vëmendje sesa thjesht “qeni i fqinjit”. Në vende të ndryshme të botës fëmijët në kopsht apo në klasat e para kanë orë mësimi të veçanta sesi duhet të sillen ndaj një qeni të huaj. Duhet të kihet parasysh që të dy dhe fëmija dhe qeni duhet të jenë nën kujdesin e më të rriturve.

Një nga mësimet më kryesore është që fëmija duhet gjithmonë të pyes pronarin apo shoqëruesin e qenit nëse mund ta përkëdheli qenin para se ta preki atë. Nëse qeni është pa shoqërues, nuk duhet në asnjë mënyrë të preket. Duke ditur që qentë janë shumë “mbrojtës territori”, duhet që fëmija të mësojë që asnjëherë të mos i afrohet një qeni që ndodhet në një oborr apo në një makinë veçanërisht kur nuk ndodhet pronari dhe të merret leja për ta përkëdhelur apo luajtur me qenin.

Nëse qeni juaj ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj fëmijës nuk duhet humbur kohë, por duhet biseduar me një specialist i cili në këtë rast është mjeku veteriner. Nëse shikoni se fëmija juaj kryen veprime të pakontrolluara ndaj qenit, ju lutemi ndalojeni sa nuk është vonë.

Pothuajse në të gjitha rastet e plagosjeve serioze kemi pasur një paralajmërim të situatës, por njerëzit nuk kanë vepruar duke marrë masat e duhura në kohë. Nëse një fëmijë vazhdon dhe abuzon qenin, atëherë duhet biseduar dhe me mjekun pediatër pasi këto janë raste urgjente.

Nëse do ju duhet të jepni një qen pasi qeni nuk ka mundur të tolerojë sjelljen e fëmijëve, duhet biseduar me veterinerin për të kuptuar më mirë cila ishte arsyeja që nuk eci siç duhej. Në këtë mënyrë do të mund të vendosni nëse do të mund të merrni një qen tjetër apo jo.

Të gjithë ne duam që fëmijët të kenë një eksperiencë të mirë me qentë dhe gjithashtu qentë të kenë një eksperiencë të mirë me fëmijët tanë. Kjo kërkon punë, por është diçka e arritshme dhe frytdhënëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori