LAJMI I FUNDIT:

“Kur flasim për paqen, flasim për Nënë Terezën e Adem Demaçin”

“Kur flasim për paqen, flasim për Nënë Terezën e Adem Demaçin”

‘Paqja e drejtë, Paqe e qëndrueshme’ është tema që sot mblodhi Prishtinë mysafirë dhe përfaqësues nga Federata Për Paqe Universale, në një konferencë njëditore.

Me këtë rast, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e paqes nga Prishtina e Tirana, ndër të cilët ishin edhe Alfred Mojsiu, ish president i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Sejdiu, ish president i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ish kryetar i Parlamentit të Kosovës, Hydajet Hyseni, i cili është anëtarë i Këshillit Global të Federatës së Paqes Universale, Haxhi Resul Rexhepi, përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe Dr. No Hi Pak, emisar special i Federatës së Paqes për Evropë.

Në një fjalë rasti Hydajet Hyseni foli për lirinë, duke thënë se ëndrra për lirinë shihet më së miri aty ku mungon liria, në burg. Mirëpo paqja arrihet me vështirësi aty ku ka lënë plagë lufta, andaj edhe mesazhi i Hysenit ishte se ‘luftën e kemi fituar, ta fitojmë së bashku edhe paqen’.

“Paqja e vërtetë është vetëm atëherë kur sjell zgjidhje të drejta e të qëndrueshme, jo vetëm globale por edhe konkrete. Kuvendimin tonë për paqen sot ta personifikojmë edhe me personalitete tona të shquara që na nderojnë posaçërisht e që e përfaqësojnë shpirtin tonë të paqes, në këtë rast të fokusuar në dy emra veçanërisht të respektuar, Nënë Terezën dhe Adem Demaçin. Nënë Tereza është laureate e çmimit Nobel për Paqe, Adem Demaçi ishte kandidat për çmimin Nobel për Paqe”, tha Hyseni.

Ndërsa ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, tha se popujt duan paqe të vërtetë dhe jo luftë. Ai tha se krenari e jona është emri dhe puna e Nënës Terezë për shkak të kontributit të saj botëror, njëkohësisht edhe kontributi i vazhdueshëm i Adem Demaçit, dhe populli shqiptarë njihet për jetesën në mënyrë harmonike mes të gjitha feve dhe e tërë kjo bëhet në mënyrë që të ndihmojmë të ardhmen e popullit tonë.

“Dihet se popujt duan paqe të vërtetë, nuk duan luftë, për fat të keq politikanët e vendeve të ndryshme shpesh të nxitur nga interesa personale, karrieriste, qëllimisht nxisin popujt të përplasen me njëri tjetrin por detyra jonë është që t’i mbajmë në fre këta njerëz. Vetë fakti që në këtë konferencë u zgjodhën emrat kaq të nderuar siç është Shenjta Terezë, Nëna Tereza, që ne e njohim, që krenohemi me punën dhe kontributin e saj botëror dhe Adem Demaçi, dy figura shumë të rëndësishme të territoreve tona shqiptare që kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm për paqen. Populli shqiptarë është një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajonin e trazuar të Ballkanit, por nga ana tjetër ne shqiptarët dhe më konkretisht dy shtetet tona shqiptare Shqipëria dhe Kosova duhet të punojmë shumë…këtë e tregon edhe kjo tryezë ku janë përfaqësuesit e gjitha feve tona që qëndrojnë jetojnë, punojnë dhe bisedojnë në mënyrë shumë harmonike për të ardhmen e popullit të tyre”, tha Mojsiu.

Paqe e qëndrueshme është ajo që lidhet me lirinë, dinjitetin dhe krenarinë njerëzore, tha në fjalën e tij ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai ndërkohë tha se edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova meriton të ketë një trajtim të veçantë, dhe atë krahas Nënë Terezës dhe Adem Demaçit.

“Vetëm titulli paqja e drejtë, paqe e qëndrueshme, ka një përgjigje të plotë, asnjë paqe nuk është e drejtë, dhe nuk mund të jetë e qëndrueshme, asnjë paqe që nuk lidhet me lirinë njerëzore nuk është e qëndrueshme, asnjë paqe që nuk lidhet me respektimin e dinjitetit dhe krenarisë njerëzore nuk është e qëndrueshme. Federata e Paqes Universale duhet të ketë një trajtesë edhe për një personalitet të rëndësishëm në gjithë proceset tona të identifikimi të Kosovës, bashkë si një triangel, është presidenti Rugova”, tha Sejdiu.

Ndërkohë, Haxhi Resul Rexhepi, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, tha se edhe vetë krijuesi i gjithësisë na udhëzon për paqe, dashuri e respekt të ndërsjellë. Ai tha se shqiptarët posedojnë ndër vlerat më pozitive të popujve siç janë toleranca, mirëkuptimi e besimi ndër fetar.

“Populli ynë, por edhe popujt e rajonit për një kohë relativisht të gjatë janë përballur me konflikte e gjakderdhje, apo thënë ndryshe këtyre popujve me pa të drejtë u qe imponuar lufta… krijuesi i gjithësisë na urdhëron për paqe, dashuri e respekt të ndërsjellë, Zoti e ka krijuar njeriun në formën më të mirë të mundshme kurse për mision i ka dhënë të jetoj me dinjitet të veprojë me përgjegjësi e të sjellët sipas normave që ai vetë ja ka mësuar. Populli ynë një ndër vlerat më pozitive që ka kultivuar është toleranca, mirëkuptimi e mirëbesimi ndërfetar”, tha Rexhepi.

Kurse, Dr. No Hi Pak, emisari special i Federatës së Paqes për Evropë, tregoi fillet e kësaj organizate e cila është themeluar në vitin 2005 nga Sun Myung Moon dhe Dr. Hak Ja Han Moon, dhe që tash njihet si një ndër organizatat më serioze dhe etike në botë. Ai tha se Kosova ka qenë tokë e cila ka mbajtur shumë vuajtje, dhe ende duket të jetë tokë e cila mban shqetësim dhe për këtë duhet punuar për të krijuar një paqe të qëndrueshme.

“UPF (Universal Peace Federation) ishte themeluar në vitin 2005 nga iniciativa e Sun Myung Moon dhe Dr. Hak Ja Han Moon që të mbështesë idealet ndërkombëtare mbi paqen, sot njihet si një ndër organizatat joqeveritare më etike të lidhura me Kombet e Bashkuara. E shenjta Tereza e Shqipërisë është gruaja e cila ka përqafuar këtë lloj jete, ajo gjithashtu ka kuptuar se ky është misioni i dashurisë së vërtetë, ku mendja dhe trupi janë të bashkuara në idenë ‘një familje nën perëndinë’. Kosova ku po mbahet kjo konferencë sot, ka qenë dikur toka e huaj e cila ka mbajtur shumë vuajtje dhe sot është ende toka e shqetësimit që kërkon një paqe të qëndrueshme”, tha Pak.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori