LAJMI I FUNDIT:

Kur SHBA-të sulmuan me bombë atomike Hiroshimën – kronologji ngjarjesh dhe pamjesh! (Foto)

Kur SHBA-të sulmuan me bombë atomike Hiroshimën – kronologji ngjarjesh dhe pamjesh! (Foto)

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, është duke e bërë vizitën historike në qytetin japonez Hiroshima, qyteti i parë në botë që godit për herë të parë nga një bombë atomike në vitin 1945.

Që nga ajo kohë asnjë president amerikan nuk ka qenë në këtë qytet.


Obama nuk ka pranuar të kërkojë falje por në fjalimin e tij në Hiroshmë ai ka thënë se bashkëndjen më të gjithë që humbën jetën.

Nga bombardimet nukleare në Hiroshima më 6 gusht 1945 së paku 140 mijë persona kishin vdekur dhe vetëm dy ditë më vonë nga bomba atomike në Nagasaki u vranë 74 mijë persona, përcjell Klan Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë kishin testuar bombën atomike në New Meksiko më 16 korrik 1945. Më pak se një muaj më vonë, bombat nukleare u hodhën në qytetet japoneze si Hiroshima dhe Nagasaki.

bomb

Më 1939 fizikantët Alber Einstein dhe Leo Szilard i kishin shkruar një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt duke i kërkuar atij që të bëjnë një bombë atomike përpara se këtë gjë ta bënin gjermanët. Në vitin 1942, SHBA-të e aprovuan një projekt shumë sekret për të ndërtuar bombën atomike.

2-55

Në vitin 1942 pjesëtarët e ushtrisë amerikane, Leslie Groves dhe Robert Oppenheimer, u emëruan në krye të projektit që u quajt “Manhattan Project”.

3-51

Punëtorët e qytetit Los Almos ndërtuan një platformë me 100 tonë TNT.

4-44

Këta punëtorë e kishin ngritur bombën në kullë dy ditë përpara se ta kalonte me sukses testin.

5-34

Emri i bombës së parë atomike që u testua në shkretëtirën Jornada del Muerto ishte Trinity.

7-24

Ky është një moment ku piloti i Enola Gay i përshëndet të pranishmit vetëm disa minuta para se ta lëshonte bombën e parë që do i vriste 80 mijë persona në Hiroshima.

8-21

Një fotografi ajrore e qytetit të Hiroshimës pak pasi u lëshua bomba e parë e cila ishte quajtur “Little Boy” që në shqip do të thotë “Djali i vogël”.

9-16

Ky është presidenti amerikan Harry Truman duke i lexuar raportimet për bombat në Hiroshima. Tetë ditë më herët Truman e kishte paralajmëruar Japoninë se gjithë qyteti do të shkatërrohej nëse nuk dorëzohej pa kushte.

10-13

Një punëtor duke qëndruar pranë bombës atomike të quajtur “Fat Man”, disa orë përpara se të hudhej në Nagasaki.

11-14

Kjo fotografi është realizuar 10 kilometra larg vendit ku ka eksploduar bomba në Nagasaki. Sipas Muzeut për Bombën Atomike në Nagasaki, fotografi Hiromichi Matsuda e kishte shkrepur këtë fotografi 15 minuta pas sulmit.

12-12

Të mbijetuarit e sulmit të Nagasakit duke ecur në gërmadhat e qytetit të tyre, i mbuluar në tym.

13-7

Një grua dhe një fëmijë duke ecur në rrugët e qytetit të shkatërruar Nagasaki ditën e sulmit.

14-9

Antarët e trupës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në momentin kur Truman kishte telefonuar për të treguar se Japonia është dorëzuar.

15-7

Fotografi ajrore e Hiroshimës tre javë pas bombës atomike.

16-7

Ushtarë dhe detarë amerikanë duke e shikuar se si japonezët formalisht nënshkruajnë dorëzimin në Tokyo Bay më 2 shtator 1945.

17-5

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori