LAJMI I FUNDIT:

Kura mashkullore – çfarë të bëni në mëngjes, çfarë në mbrëmje

Kura mashkullore – çfarë të bëni në mëngjes, çfarë në mbrëmje
-->

Si edhe shumica e meshkujve, me siguri vetëm laheni në mbrëmje, ndërkaq bëni dush dhe rruheni në mëngjes. Mbase herë-herë ndryshoni rutinën, mirëpo gjithmonë i ktheheni së parës…

Çdo gjë është në rregull, sa u përket lëkurës, flokëve, thonjve, mirëpo sipas dermatologëve të universitetit “George Washingon”, ekziston edhe rutina më e mirë.

Në mëngjes

Koha ta eliminoni atë rruajtje në mëngjes. Sipas studimeve, lëkura në mëngjes është më e ndjeshme andaj edhe u ekspozohet shumë lëndimeve nga zhileti apo ndaj reagimeve nga sapunët e fortë.

Lëkura e thatë çon në rrudha dhe pëlcitje andaj më mirë është t’i lini këto shprehi. Meqenëse lëkura shpejt përtëritet kur flini gjumë dhe thahet kur arrin mëngjesi, mëngjesin përdoreni për larje të lehtë pa shumë sapun në mënyrë që lëkura të mund të marrë frymë, transmeton Telegrafi.

112

Në mbrëmje

Nëse jeni ndër ata të cilëve nuk u pëlqen dushi i mbrëmjes, mendoni edhe njëherë. Tërë ditën keni qenë jashtë shtëpisë, jeni djersitur, keni prekur vende të ndryshme dhe gjëja më e mirë për trupin tuaj është që ta freskoni dhe ta pastroni para se të shkoni të flini gjumë.

Kujtohuni vetëm për aromën e cigareve në flokët tuaj pas daljes në mbrëmje. Përdorni sapun të butë apo gjel për dush, ndërkaq dr. Friedman nga universiteti i sipërpërmendur rekomandon edhe përdorimin e regjeneratorëve. Shamponi eliminon papastërtinë ndërsa regjeneratori përmirëson dëmin në lëkurën tuaj.

man-grooming-groom-health-fitness

Gjithashtu rekomandon të përdorni veç shamponin, veç regjeneratorin, e jo preparate 2në1. Tani kur lëkura ju është e relaksuar pas dushit, është koha për t’u rruar, për t’i prerë thonjtë dhe për të përdorur losionin pas rrojës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori