LAJMI I FUNDIT:

Kurti: As plumbat e as burgjet e këtij regjimi nuk na ndalin, demarkacioni nuk ratifikohet

Kurti: As plumbat e as burgjet e këtij regjimi nuk na ndalin, demarkacioni nuk ratifikohet

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të jenë më radikalë në hapat e tyre për të penguar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se tryeza e ftuar për këtë çështje është e pamjaftueshme.


“Vetëvendosje do të marrë pjesë në këtë tryezë me grupin e saj parlamentar do të përcaktohen se cilët deputetë do të shkojnë. Kjo tryezë është e mirë por e pamjaftueshme”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se muaji gusht i viti të kaluar ishte i zi e jo me diell për Kosovën, pasi u nënshkruan marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Kurti ka shtuar se ky muaj gusht mund të jetë i bardhë me një opozitë të fuqishme.

“Ky gusht do të mund të jetë i bardh me një opozitë të fuqishme, dhe lëvizja jonë do ta ketë reagimin edhe më të ashpër do të jemi me radikal se që ishim muaj më parë. Kosova nuk ka tokë për të falur, dhe as plumbat as burgjet e këtij regjimi nuk na ndalin për të penguar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Gushti bëhet i bardhë me gazin lotsjellës dhe me opozitën faqe bardhë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se i ashtuquajturi presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni duhet të japin dorëheqje dhe se kryeministri Isa Mustafa duhet të shkojë pasi që sipas tij, demarkacioni nuk do të ratifikohet.

Kurti ju ka bërë thirrje dy partive tjera opozitare AAK-së dhe Nisma për Kosovën që të rikthehen në Kuvend në mënyrë që opozita të jetë më e fuqishme për të kundërshtuar këtë marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori