LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon se nga e morën gazin lotsjellës që e hodhën në Kuvend

Kurti tregon se nga e morën gazin lotsjellës që e hodhën në Kuvend

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti, në një intervistë për “Politico”, ka rrëfyer për shumë gjëra që kanë ndodhur në skenën tonë politike muajve të fundit.

Duke dëshmuar se si protestat paqësore nuk çuan askund, Kurti ka treguar se pikërisht gjatë këtyre protestave, kur Policia hidhte gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, disa prej bombolave nuk shpërthenin, dhe ai, së bashku me protestuesit tjerë, i mblidhnin dhe i fusnin në Kuvend.

“Kështu ka qenë: derisa merrnim pjesë në tubime paqësore, vumë re se disa nga qindra bombolat e gazit lotsjellës që policia i gjuante në drejtim tonin, nuk shpërthenin. Më pas ne i merrnim ato, i fusnim në gjepa dhe hynim në parlament ku unë, si anëtar i parlamentit, i ndeza përmes një shkrepëseje”, ka treguar Kurti, transmeton Koha.net.

“Gazi lotsjellës i hedhur në parlament zhdukej për 30 minuta. Por nëse një entitet serb do të instalohej brenda shtetit tonë, nuk do të zhdukej për 30 vjet”, ka potencuar deputeti Kurti.

Tutje, Kurti ka krahasuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me Vuçiqin e Serbisë, me Putinin e Rusisë dhe me Orbanin e Hungarisë dhe.

“Në Evropën Lindore aktualisht, diktaturat kanë përfunduar, por është rikthyer autokracia. Modelet si Viktor Orban i Hungarisë, Aleksander Vuçiqi i Serbisë, Thaçi dhe Putini, fatkeqësisht janë në modë”, ka thënë Kurti.

I pyetur se pse Qeveria e Kosovës pajtohet me marrëveshjen për normalizim të raporteve me Serbinë, Kurti ka dhënë dy arsye.

“Arsyeja e parë është korrupsioni: janë shumë të korruptuar për të qenë politikanë të lirë dhe të ndershëm në raport me kombin e tyre. Janë të nënshtruar dhe të dëgjueshëm ndaj komunitetit ndërkombëtar, i cili toleron korrupsionin e tyre, sepse me gjasë të dyja palët u shpërbejnë disa qëllimeve më të mëdha – siç është stabiliteti. Është një martesë e lumtur e interesave. Arsyeja e dytë është kompleksi i inferioritetit që politikanët e një kombi të shtypur duket se e kanë. Fakti se ju jeni çliruar dhe e keni shpallur pavarësinë, nuk nënkupton se ju jeni në të vërtetë i lirë. Politikanët tanë kanë kompleksin e inferioritetit si ndaj Brukselit, ashtu edhe ndaj Beogradit”, potencon Kurti.

Kurti foli edhe për misionet ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-un e EULEX-in, por edhe për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai tha se nuk dëshiron që BE të largohet nga Kosova, dhe që kjo e fundit të anëtarësohet në BE.

“Nuk po kërkoj që BE të heq dorë nga ne. Dëshiroj që Kosova të anëtarësohet në BE. Natyrisht se dëshiroj që edhe BE të ndryshojë. Ajo çka dëshiroj është një paraqitje tjetër të BE-së këtu. Jo me policë, me prokurorë e gjykatës, të cilët nuk na japin llogari neve dhe kanë imunitet diplomatik nga ndjekjet kriminale, por me ekspertë në agrikulturë e ekonomi”, u shpreh ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton Koha.net.

Në fund, deputeti i Vetëvendosjes foli edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Do të dëshironim që Kosova ta ketë të drejtën të bashkohet me Shqipërinë. Momentalisht, kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me një vend tjetër. Do të donim që këtë ta bënim në mënyrë paqësore dhe demokratike, e kundërta e ndarjes sonë, e cila është bërë dhunshëm nga fuqi të mëdha të dhunshme”, deklaroi deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori