Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, duke e konsideruar sektorin privat gjeneratorin kryesor të punësimit, vizitoi sot dy fabrika në Suharekë: fabrikën e prodhimit të këpucëve “Solid” dhe atë të prodhimit të gomave të integruara “New Co Ballkani”.
Në vizitën e saj të parë, ministrja Kusari – Lila u njoftua nga Bordi drejtues i ndërmarrjes Solid, me procesin, inovacionet dhe sfidat e kësaj fabrike. Sipas drejtorit, Shpëtim Kuçi sfidë mbetet tregu jo i drejtë. Lidhur me këtë ministrja Kusari – Lila tha se janw duke punuar me Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik që prodhuesve vendorë, në garë për projektet e ndryshme për tenderët publikë, t’ju japin përparësi. “Do të bëjmë maksimumin që kjo të kryhet në një periudhë sa më të shkurtër kohore. Dëshiroj dhe uroj që modele të tilla të zhvillimit të ndërmarrjeve të kemi edhe në komuna tjera të Kosovës”, theksoi ministrja Kusari-Lila
Ndërsa, drejtori i ndërmarrjes “Solid”, tha se konkurrenca e padrejtë në tregun e Kosovës dhe ngarkesa për tatim në lëndën e parë janë sfidë për ta dhe se nuk do të dekurajohen, por do ta mbajnë kualitetin e deritanishëm.
Fabrika e këpucëve ‘Solid’ është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në Kosovë në këtë lëmi, me mbi 70 punëtorë, dhe me një kapacitet pune prej 300-600 palë këpucë në ditë, e bënë këtë fabrikë një gjigant të prodhimit dhe distribuimit të këpucëve në Kosovë dhe jashtë saj.
Më tutje, ministrja Kusari – Lila vizitoi fabrikën e industrisë së gomave të integruara “Newco Balkani”. "Më gëzon fakti që 90 për qind e prodhimit tuaj eksportohet në shumë vende të botës. Ballkani është histori suksesi i privatizimit në Kosovë", theksoi ajo duke treguar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me këtë ndërmarrje, posaçërisht gjatë pengesave që kanë pasur për eksport në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë për çështje politike. "Ne përmes vizitave kuptojmë nevojat dhe sfidat e tyre dhe kjo na ndihmon të bëjmë politika favorizuese për biznese", përfundoi ajo.
Drejtori i “NewCo Ballkani”, Muhamet Shala tha se kjo është ndër vizitat e rralla që i është bërë nga krerët e qeverisë, të cilën nuk e ka vizituar që nga privatizimi në vitin 2005. Si sfidë, sipas drejtorit Shala, mbetet rikthimi i TVSH-së duke marrë parasysh që 90 për qind të prodhimit e eksportojnë.
Ndërmarrja “Newco Ballkani” 60 për qind të prodhimit e eksporton në vendet e BE-së, ndërsa prodhimet e tyre gjenden edhe në Jordani dhe së shpejti edhe në Siri. “Newco Ballkani” përbëhet prej 6 njësive të prodhimit: rripa transportues, pëlhura rripa transportieri, pjesë teknike gome, gome e përzierë, V-rripa, dhe çizme të gomës dhe këpucë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e konsideron sektorin privat prioritet. Kjo është vizita e parë e ministres për këtë vit, vizita të tilla do të ketë gjatë tërë vitit, duke qenë gjithnjë në krah të biznesit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre