LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk i kemi borxh PSDK-së

Kusari-Lila: Nuk  i kemi borxh PSDK-së

Procesi i ndryshimit të emrave në dikasterët qeveritarë, duket se do të ndodhë. Kalimi i kryetarit të Partisë Social-Demokrate të Kosovës (PSDK) në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Agim Çekut, e ka kushtëzuar kryeministrin Thaçi - njëherazi kryetar i PDK-së - që partnerit të koalicionit t’i ofrojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Zëvendëskryetarja e Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Mimoza Kusari-Lila, nuk ka mohuar se ajo mund të kalojë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Partia e themeluar nga Kaqusha Jashari, PSDK, të cilën së fundi i udhëhoqi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, ndihet e tradhtuar nga partitë tjera me të cilat në zgjedhjet e fundit të përgjithshme pati krijuar aleancën parazgjedhore Koalicioni për Kosovë të Re.

Në lidhje me kërcënimet e Jasharit se do të padis partnerët e KKR-së (AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë) me pretendimet se i takon një ministri në kuadër të këtij koalicioni, Kusari-Lila ka thënë se kjo çështje është rregulluar në mes të i ish kryetarit të PSDK-së dhe AKR-së me marrëveshjen për postin e Çekut si ministër i FSK-së.


Kusari-Lila ka thënë po ashtu për Telegrafin se brenda Koalicionit për Kosovë të Re ende nuk është diskutuar çështja e emrave se kush do të mund të drejtonte MZHE-në. E pyetur nëse do të ishin në gjendje ta drejtonin këtë ministri që i takon barra kryesore në procesin e privatizimit, Kusari-Lila tha se (KKR) i ka bërë të qarta qëndrimet rreth privatizimit të aseteve shtetërore, siç janë PTK-ja dhe KEK-u. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori