LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk jam më në AKR, ejani në partinë e re!

Kusari-Lila: Nuk jam më në AKR, ejani në partinë e re!

Kryetarja e Komunës së Gjakovës nga AKR-ja, Mimoza Kusari-Lila në “Rubikon” të KTV-së, ka konfirmuar se nuk është më pjesë e partisë së Behgjet Pacollit dhe se do t’i bashkohet partisë së.

Ndarja e mirëfilltë prej asaj çfarë ka dhe çfarë do të ketë Kosova është koncepti i iniciativës së re të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lilës dhe deputetit Ilir Deda.


“Kjo nuk ka të bëjë me mua dhe Ilirin. Ka të bëjë me të gjithë ata që e duan një Kosovë më të mirë, një Kosovë ku të gjithë janë të barabartë”, ka thënë Kusari Lila.

Në kuadër të kësaj iniciative, sipas Kusari-Lilës, do të vijnë shumë individë nga subjekte të ndryshme politike.

Nuk ka rëndësi se kush është kryetari dhe kush pas kujt i rreshtua sipas Mimoza Kusari Lilës pasi e gjitha ka të bëj me individë të cilët duan një Kosovë më të mirë.

“Duhet me ardh një forcë politike që i paraprinë proceseve politike”, ka thënë ajo.

Kusari Lila tha se tashmë e ka bërë me dije se më nuk është pjesë e AKR-së.

“Nuk jam më pjesë e strukturave të AKR-së”, ka thënë ajo duke shtuar se tanimë as nuk shkon në takimet e këtij subjekti, madje as në atë që sonte është organizuar në Gjakovë, për të cilin ish njoftuar nga të tjerë për mbajtjen e këtij takimi.

“Secili e vazhdon rrugëtimin aty ku ndihet më i frytshëm”, shtoi ajo.

“Qeverisjen lokale do ta vazhdoj deri në fund të mandatit”, ka thënë Kusari – Lila.

Duke mos dashur të tregojë se kush do ta drejtojë partinë e re, ka shtuar se kryetar i kësaj partie është qytetari i Kosovës.

Kusari-Lila të hënën mbrëma publikoi një fotografi me deputetin Ilir Deda derisa tregoi se kjo fotografi është shkrepur nga kryetari ose kryetarja e Iniciativës së re, por në emisionin “Rubikon” ajo nuk ka treguar saktësisht se kush e ka realizuar fotografinë.

“Kryetar është qytetari i Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

“Kemi qenë pesë persona (të hënën). Janë qytetarë që besojnë në këtë ide”, shtoi ajo.

Sipas saj, iniciativa e tyre po merr jetë dhe emrat tjerë do të prezantohen në mënyrë formale.

“Do të prezantohen në mënyrë formale në më pak se një muaj”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo iniciativë është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm t’i hyjnë kësaj sfide dhe besojnë në këtë ide.

Gjatë emisionit, Kusari-Lila ka treguar se shumë herë ka pasur mundësi të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam pasur mundësinë të jem pjesë e PDK-së nga fillimi. Nuk kam pasur nevojë që të shkoj në një subjekt politik dhe të ushtroj ndikimin e subjektit e tjetrës”, ka thënë Kusari – Lila.

Ajo ka thënë se ka zgjedhur rrugën e vështirë për të ushtruar funksionin e saj politik.

Kusari-Lila ka thënë se për pjesëmarrjen në partinë e re ka biseduar edhe me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmanin, por kjo e fundit, sipas kryetares së Gjakovës, ka vendosur që të punojë në reformimin e partisë së saj.

“Kemi bisedu disa herë me Vjosen mirëpo ajo ka zgjedhur të vazhdojë punën për partinë në të cilën ajo beson”, shtoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori