LAJMI I FUNDIT:

Kusari–Lila vizitoi studentët e helmuar, kërkon zbardhjen e plotë të rastit

Kusari–Lila vizitoi studentët e helmuar, kërkon zbardhjen e plotë të rastit

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka vizituar sot studentët e shtruar në Repartin Infektiv të Spitalit Regjional “Isa Grezda”, të cilët dyshohet se u helmuan një ditë më parë në Konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

Në biseda me mjekët kujdestarë por edhe me secilin prej studentëve, kryetarja Mimoza Kusari – Lila është interesuar për gjendjen e tyre ndërsa u ka uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në obligimet e veta studentore.

Lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të këtyre studentëve, sipas një njoftimi të kësaj komune, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se komuna e Gjakovës dhe ajo si kryetare janë duke e trajtuar seriozisht këtë rast, ndërsa të njëjtin trajtim ka kërkuar që ta kenë edhe organet tjera përgjegjëse, të cilave ligjërisht u takon të merren me të.

“Kusari – Lila ka kërkuar që hetimet rreth këtij rasti të shkojnë deri në fund, në mënyrë që të dihet saktësisht se si ka ndodhur dhe nga cilët shkaktarë ka ndodhur”, thuhet në njoftim.

“Ndryshe, komuna e Gjakovës ka marrë vendim që mensa e studentëve në Konviktin “Sadik Stavileci” të mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e të gjitha hetimeve dhe analizave”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori