LAJMI I FUNDIT:

Kush duhet të shpallet lojtari më i mirë sipas Griezmann

Kush duhet të shpallet lojtari më i mirë sipas Griezmann

Ylli i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann, beson se ai meriton të shpallet Lojtari më i mirë nga UEFA, para Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.

25-vjeçari pati një edicion të mrekullueshëm me klubin e tij duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që ishte lojtari më i mirë i Les Bleus në Kampionatin Evropian.


Për këtë arsye, mendon se ka dhënë më shumë se dy rivalët e tij për çmimin e lojtarit më të mirë.

UEFA publikon kandidatët për ‘Futbollisti më i mirë në Evropë’
Lexo po ashtu UEFA publikon kandidatët për ‘Futbollisti më i mirë në Evropë’

“Jam krenar që jam finalist, kjo do të thotë se jam në rrugë të drejtë dhe duhet të vazhdoj kështu”.

“Nuk dua të tingëlloj arrogant, por unë e meritoj këtë çmim, sepse kam pasur një sezon të mrekullueshëm edhe me klubin edhe me përfaqësuesen”, ka deklaruar Griezmann.

Sidoqoftë, favorit për çmimin e Lojtarit më të mirë sipas UEFA-s është Ronaldo, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. /Telegrafi/