4 persona mbetën të vrarë në atentatin, që një 41-vjeçar shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, kryen ndaj një biznesmeni në Qipro. Krimi ndodhi rreth mbrëmjen e së enjtes, në një lokal nate në zonën turistike të Ajias Napas, në jug të ishullit.
Biznesmeni u qëllua me breshëri automatike, teksa po darkonte në një restorant, bashkë me dy punonjës policie. Mes autorit dhe viktimave pasoi shkëmbim zjarri, ku si pasojë mbetën të vdekur biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, një prej punonjësve të policisë, bashkëshortja e tij, si dhe shqiptari 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia gjeti automjetin e djegur të autorëve në një pikë karburanti bashkë me një armë kallashnikov. Shqiptari që mbeti viktimë në atentat, dyshohet të jetë një vrasës me pagesë, ndërsa biznesmeni, një emër i njohur i lokaleve të natës dhe lojrave të fatit.
Katër vjet më parë, 5 truprojat e tij u vranë në një sulm me armë, që kishte si objektiv biznesmenin, por vetë ai arriti t’i shpëtonte atentatit.
Ndërsa në 2014 -ën, në po të njëjtën rrugë, mbeti i vrarë në pritë babai i tij. Dyshimet e policisë janë për një vrasje të porositur, që lidhet me aktivitetin e errët të biznesmenit në fushën e bixhozit dhe lokaleve të natës.
Ngjarja
Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën Katalymaton, një distancë e shkurtër nga një vend ku katër vjet më parë, në të njëjtën ditë, u qëlluan pesë persona për vdekje.
Viktima e synuar në këtë sulm nuk ka qenë kush tjetër përveçse Phanos Kalopsiditis, një nga katër të vdekurit. Babai plak i Kalopsidiotis është vrarë dy vjet më parë në një tjetër atentat të ngjashëm të bandave kriminale.
Duke folur për mediat, zëdhënësi i Policisë së distriktit Famagusta, Georgious Economou tha se viktima Kalopsidiotis – një biznesmen lokal në zonë – kishte qenë i ulur me pesë persona të tjerë në restorante, ndërsa tre truprojat e tij ishin ulur në tryezën ngjitur:
“Ndodhi kur dy ose tre burra me maska hynë në restorant dhe hapën zjarr mbi tryezë me pistoleta dhe armë automatike. Si rezultat, Kalopsidiotis, oficeri i policisë Elias Hadjiefthymiou dhe bashkëshortja Skwi u vranë”.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një nga rojet që arriti të qëllonte për vdekje njërin nga vrasësit, 41-vjeçarin shqiptar, ndërsa personi tjetër, që dyshohet se është Burreli, është arratisur.
Edhe dy persona në tryezë, njeri thuhet të ishte një policë jashtë detyrës nga Nicosia dhe një truprojë u plagosën. Të dy fëmijët të moshës 13 dhe 14 vjeç të çiftit Hadjiefthymiou shpëtuan të padëmtuar pasi hynë poshtë tryezës.
Burimet thanë se vrasësi kishte përdorur një kallashnikov dhe se dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes të premten në mëngjes, pistoleta e shërbimit të oficerit të MMAD dhe arma e përdorur nga vrasësi.
Një makinë është djegur dhe braktisur në një karburant jashtë Ayia Napa afër varrezave të reja dhe policia është duke hetuar nëse ka lidhje me të shtënat veçanërisht me kallashnikovin. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit në zonë.
Trupat e të vdekurve, në orën 6:00 të mëngjesit të së premten u transferuan në morgun e përgjithshëm të Nicosia.
Agjencitë turistë në Ayai Napa kanë frikë se të shtënat do të kenë impakt negativ në biznesin e resorteve turistike të zonës në një kohë kur shifrat po tregojnë rritjen e numrit të vizitorëve për vitin 2016.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën